Një moment i veçantë dhe plot me emocione ka ndodhur ditën e djeshme në Shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë”, ku kolektivi i shkollës i ka bërë një surprizë të bukur kolegut dhe mësuesit të Edukimit Fizik, Gëzim Palin, me rastin e daljes së tij në pension.
Surpriza e bukur është shpërndarë në rrjetin social të shkollës, ku ata shkruajnë se pas shumë vitesh punë dhe përkushtim Gëzim Palin mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale.
Gjatë viteve të tij në mësim, ai nuk u përcolli nxënësve vetëm njohuri dhe aftësi sportive, por edhe vlera të rëndësishme si disiplina, bashkëpunimi, respekti, këmbëngulja dhe dashuria për sportin.
Ndërsa kolektivi i Shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë” kanë shprehur mirënjohjen për punën dhe kontributin e tij ndër vite.
Postimi i plotë:
MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR NJË MËSUES TË PËRKUSHTUAR!
Sot, kolektivi i Shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë” i kushtoi një surprizë të veçantë kolegut dhe mësuesit të palodhur, Gëzim Palin, me rastin e daljes së tij në pension.
Pas shumë vitesh punë, përkushtim dhe dashuri për profesionin, Gëzimi mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale, duke lënë pas një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e brezave të tërë nxënësish.
Si mësues i Edukimit Fizik, ai nuk përcolli vetëm njohuri sportive, por edhe vlera të rëndësishme si disiplina, bashkëpunimi, respekti, këmbëngulja dhe dashuria për sportin. Për kolegët ka qenë një bashkëpunëtor i respektuar, ndërsa për nxënësit një mësues që do të kujtohet me mirënjohje.
Sot, përmes kësaj surprize, deshëm t’i themi FALËMINDERIT për gjithçka ka dhënë ndër vite për shkollën, kolegët dhe nxënësit tanë.
I dashur Gëzim,
puna dhe përkushtimi yt do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtimeve të bukura të shkollës sonë.
Të urojmë nga zemra shëndet, gëzim, ditë të bukura dhe një pension të gjatë e të merituar pranë familjes!
E gëzofsh pensionin, Gëzim!
Me mirënjohje dhe respekt të veçantë,
Kolektivi i Shkollës 9-vjeçare “Besëlidhja e Malësisë” @Gëzim Palin
