web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikimi i videove intime/ Ja çfarë deklaroi Adrian Hila para policisë

2 Tetor 2026, 07:46, Aktualitet CNA

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur mbrëmjen e djeshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ku ka dhënë dëshminë e tij për publikimin e videove intime në rrjet.

Hila është shprehur se në banesën e tij kishte instaluar prej 3 vitesh kamera për arsye sigurie. Sipas tij, kamerat janë pajisje të zakonshme, të cilat regjistrojnë pamjet dhe më pas i fshijnë ato.

“I kam vendosur kamerat rreth vitit 2023, pasi një komshiut tim i kanë hyrë brenda në shtëpi dhe e kanë grabitur dhe nuk kanë mundur të identifikohen hajdutët. Për këtë arsye i vendosa edhe unë kamerat brenda dhe jashtë banesës, për arsye sigurie. Janë kamera të thjeshta, të cilat regjistrojnë dhe fshihen. Nuk kam pasur dijeni për pamjet e publikuara”, raportohet se ka deklaruar Hila.

Ndër të tjera ka mohuar shkarkimin e materialeve të publikuara në rrjetet sociale.

“Nuk kam shkarkuar asgjë”, ka thënë kompozitori.

Hila kishte deklaruar po ashtu ditën e djeshme se është i tronditur nga rrjedhja e këtyre videove. /CNA





Lajmet e fundit nga