LIVE UPDATES
Bota

Largimi i SHBA-së nga Iraku ngre shqetësime për rritjen e ndikimit iranian

Irani tashmë është aktor i rëndësishëm politik dhe ekonomik në Irak, ku mbështet milici të fuqishme shiite, disa prej të cilave veprojnë brenda strukturës së sigurisë së shtetit, por gëzojnë autonomi të konsiderueshme.

2 Tetor 2026, 07:57 Nga E.d
Largimi i SHBA-së nga Iraku ngre shqetësime për rritjen e
Anëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor mbajnë mbetjet mortore të luftëtarëve të vrarë në bombardimet e dyshuara amerikane në Bagdad

Ekspertët thonë se largimi i forcave amerikane nga Iraku do ta fuqizojë Iranin, duke paralajmëruar se Teherani mund të përpiqet ta shfrytëzojë një boshllëk të mundshëm të sigurisë për ta zgjeruar ndikimin e vet në vendin fqinj.

Irani tashmë është aktor i rëndësishëm politik dhe ekonomik në Irak, ku mbështet milici të fuqishme shiite, disa prej të cilave veprojnë brenda strukturës së sigurisë së shtetit, por gëzojnë autonomi të konsiderueshme.

Republika Islamike e paraqiti përfundimin e pranisë ushtarake amerikane prej dy dekadash, më 30 shtator, si fitore të madhe në përpjekjet e saj për t’i larguar forcat amerikane nga Lindja e Mesme.

“Irani e sheh çdo dobësi të SHBA-së si mundësi për të ushtruar trysni dhe për të qenë më agresiv, prandaj pres që iranianët të përpiqen të përfitojnë nga status quo-ja e re duke treguar forcën e tyre në Irak”, tha Colin Clarke, drejtor ekzekutiv i Qendrës Soufan, një institut me bazë në Nju Jork. 

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se tërheqja amerikane mund t’i krijojë hapësirë ringjalljes së grupit ekstremist Shteti Islamik (IS), i cili është dobësuar ndjeshëm, por mbetet aktiv në Irak.

Irani do ta forcojë kontrollin

Irani e cilësoi largimin e SHBA-së nga Iraku si triumf për të ashtuquajturin “bosht të rezistencës”, rrjetin e aleatëve dhe grupeve militante të Teheranit kundër armiqve të tij kryesorë, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, krahu elitar i forcave të armatosura iraniane, thanë se tërheqja ishte “arritje madhështore” për boshtin dhe shënonte fundin e “disfatës së rëndë dhe të turpshme të Amerikës” në Irak, në një deklaratë të lëshuar më 1 tetor.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e përshëndeti tërheqjen si “fitore” për Uashingtonin dhe Bagdadin, duke shtuar se “është koha që Amerika të shkojë në shtëpi!”

Koha e tërheqjes amerikane, e cila ndodhi ndërkohë që lufta e SHBA-së me Iranin po vazhdon, ka ngritur pikëpyetje, ndërsa ekspertët thonë se kjo mund t’ia dërgojë mesazhin e gabuar Teheranit. 

“Teherani do ta konsiderojë këtë si dëshmi se Uashingtoni po heq dorë nga një angazhim nën presion dhe si një mundësi për ta forcuar kontrollin e vet në Irak”, tha Farzin Nadimi, ekspert për mbrojtjen dhe Iranin në Institutin e Uashingtonit, duke shtuar se Irani do ta shohë tërheqjen si “provë se presioni funksionon”.

Kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën një fushatë ajrore në Iran në fund të shkurtit, forcat aleate të Teheranit në Irak iu bashkuan luftimeve, duke kryer sulme ndaj objekteve diplomatike dhe ushtarake amerikane.

Edhe Irani ka kryer valë sulmesh me raketa dhe dronë në rajonin gjysmautonom kurd të Irakut, në veri, ku grupet opozitare kurde iraniane kanë kampe dhe zyra.

Hapësirë për aleatët e Iranit?

E ashtuquajtura “Rezistenca Islamike në Irak”, një organizatë ombrellë e grupeve të armatosura shiite të mbështetura nga Irani, është fuqizuar nga tërheqja amerikane, të cilën e ka paraqitur si një fitore të detyruar nga sulmet e saj.

Disa prej grupeve të mbështetura nga Irani që përbëjnë “Rezistencën Islamike në Irak” janë gjithashtu pjesë e Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF), një organizatë ombrellë e milicive kryesisht proiraniane, e cila është pjesë e Ushtrisë së Irakut që nga viti 2016.

Si pjesë e boshtit të rezistencës së Iranit, disa grupe të rreshtuara me Iranin kanë refuzuar të çarmatosen dhe t’ia dorëzojnë armët shtetit. Bagdadi u detyrua ta shtyjë afatin fillestar të 30 shtatorit për çarmatosje deri në qershor të vitit 2027.

Kataib Hezbollah, një prej milicive më të fuqishme proiraniane në Irak dhe një grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja, lëshoi një kërcënim ndaj qeverisë së Bagdadit në prag të tërheqjes amerikane. 

“Një qeveri që nuk punon për të mirën e popullit të saj do të rrëzohet me të gjitha mjetet e mundshme”, thuhej në deklaratë.

Ekspertët thonë se grupe si Kataib Hezbollah do ta shohin tërheqjen amerikane si dritë jeshile për të zgjeruar lirinë e tyre të veprimit dhe praninë në pjesë të vendit ku veprojnë milicitë e tyre.

Kjo përfshin Kurdistanin irakian, i cili kufizohet me veriperëndimin e Iranit dhe ku ndodhej një bazë ajrore amerikane që u mbyll më 30 shtator.

“Me largimin e trupave amerikane dhe mbrojtjes ajrore, këto grupe kanë më shumë hapësirë për t’i bërë presion Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, për të thelluar rolin e tyre në institucionet irakiane të sigurisë dhe për ta përdorur territorin irakian për sulme ndaj partnerëve të SHBA-së”, tha Nadimi.

“Largimi i kapaciteteve amerikane të mbrojtjes ajrore dhe raketore nga [Kurdistani irakian] shihet veçanërisht si shqetësues. Shtetet e Bashkuara ende mund të kryejnë sulme nga jashtë Irakut, por kufizimi në terren nuk ekziston më”, shtoi ai.

Pentagoni ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë trajnime dhe informacione të inteligjencës për forcat e qeverisë irakiane.

Hapësirë për ekstremistët e IS-it?

Shumë irakianë e kanë mirëpritur largimin e forcave amerikane, megjithëse disa janë të shqetësuar për gatishmërinë e forcave qeveritare për ta mbrojtur këtë vend të Lindjes së Mesme me rreth 48 milionë banorë.

Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun në vitin 2003 dhe rrëzuan diktatorin Saddam Hussein, duke shkaktuar vite lufte dhe konflikti sektar, pasojat e të cilit vendi ende po i tejkalon. 

Pas tërheqjes në vitin 2011, Shtetet e Bashkuara dërguan përsëri trupa në Irak në vitin 2014 për të ndihmuar në luftën kundër ekstremistëve të IS-it, të cilët kishin pushtuar zona të mëdha të vendit dhe të Sirisë fqinje.

Forcat irakiane të sigurisë kanë zhvilluar kapacitete më të mëdha operacionale, por u mungon fuqia ajrore dhe ato vazhdojnë të mbështeten te ndihma e jashtme. Ekspertët thonë se tërheqja amerikane ka të ngjarë të sjellë më shumë pasiguri në Irak, situatë nga e cila grupet ekstremiste ka të ngjarë të përpiqen të përfitojnë.

“IS-i do ta shohë këtë si një mundësi dhe mbetet e pasigurt nëse dhe në çfarë mase forcat irakiane të sigurisë do të jenë në gjendje ta mbajnë grupin nën kontroll”, tha Clarke.

“Është e vështirë të shikosh situatën e tanishme pa t’u kujtuar tërheqja e SHBA-së në vitin 2011, e cila hodhi farat për ngritjen e IS-it”, shtoi ai./REL

shba irak shqetësime

Sondazh

Poll

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!