
Forca të shumta policie kanë zbarkuar gjatë mesnatës në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku janë kryer kontrolle në një lokal.
Dyshohet se në zonë janë dëgjuar të shtëna me armë në ajër, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo të arrestuar. (A2 Televizion)