AKTUALITET /

“Vendosa kamera se një komshiun tim e grabitën”, Adi Hila për skandalin: Nuk e dija se regjistronin

Shkruar nga Versus
“Vendosa kamera se një komshiun tim e grabitën”, Adi Hila
Fotomontazh: Adrian Hila dhe godina e policisë

Mbrëmjen e djeshme, kompozitori Adrian Hila dha deklarimet e tij në policinë e Tiranës lidhur me publikimin e videove intime ku shfaqet së bashku me disa personazhe publike.

Ai tha se kamerat e sigurisë i kishte instaluar si brenda ashtu edhe jashtë banesës që në vitin 2023 për arsye sigurie pas një vjedhje që i kishte ndodhur fqinjit të tij.

“I kam vendosur kamerat rreth vitit 2023, pasi një komshiu tim i kanë hyrë brenda në shtëpi dhe e kanë grabitur dhe nuk kanë mundur të identifikohen hajdutët”, ka deklaruar Hila, sipas dëshmisë së bërë publike.

Sipas dëshmisë, Hila tha se mendonte se kamerat thjesht regjistronin dhe fshiheshin.

“Për këtë arsye i vendosa dhe unë kamerat brenda dhe jashtë banesës, për arsye sigurie. Janë kamera të thjeshta, të cilat regjistrojnë dhe fshihen. Nuk kam pasur dijeni për pamjet e publikuara”, mësohet të ketë deklaruar Hila, ndërsa mohoi të kishte shkarkuar materialet e publikuara në rrjetet sociale. Versus.al

Poll