Protestat studentore përfshijnë Francën, rreth 1,949 arrestime dhe 305 policë të plagosur

Francës po i përshkallëzohet vala e protestave studentore, të cilat nisën për shkak të kushteve në shkolla dhe tashmë janë shtrirë në qytete të ndryshme të vendit. Në disa zona, demonstratat janë shoqëruar me përplasje dhe akte dhune.

Të lidhura

None found

Vetëm gjatë së enjtes, autoritetet raportuan 1,949 arrestime. Ndërkohë, 305 efektivë të policisë dhe xhandarmërisë mbetën të plagosur gjatë incidenteve.

Situata zhvillohet rreth shtatë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, në një kohë kur qeveria e Emmanuel Macron po përballet me presion të madh shoqëror për problematikat në sistemin arsimor.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pjesa më e madhe e të arrestuarve dyshohet për dhunë, sulme ndaj zyrtarëve publikë dhe përfshirje në trazira. Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se që nga e hëna janë ndaluar 1,793 persona.

Edhe numri i të plagosurve në radhët e forcave të rendit u konfirmua nga Ministria e Brendshme, e cila deklaroi se 305 policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë u lënduan gjatë përleshjeve të së enjtes.

Ministri i Arsimit Edouard Geoffrey njoftoi se afërsisht 400 shkolla do të qëndrojnë të mbyllura dhe se procesi mësimor do të vijojë në distancë.

Që prej nisjes së protestave, janë plagosur gjithashtu 170 studentë dhe 65 pjesëtarë të stafit arsimor, sipas të dhënave të bëra publike nga ministri.

Pakënaqësia studentore lidhet me mungesën e mësuesve, numrin e lartë të nxënësve në klasa, kushtet e godinave shkollore dhe vështirësi të tjera që ndikojnë në zhvillimin e mësimit.

Ndërsa në disa qytete tubimet kanë qenë paqësore, në zona të tjera protestuesit janë përfshirë në përleshje me policinë, zjarrvënie dhe incidente të tjera.

Në Nantes, një zjarr shkaktoi dëme të konsiderueshme në shkollën e mesme Nelson-Mandela. Në vende të tjera, protestuesit dogjën kazanë plehrash dhe hodhën fishekzjarrë.

Edhe qytete të tjera u përballën me dëmtime të infrastrukturës publike dhe mjeteve të transportit. Në disa raste, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Kryeministri Sébastien Lecorni ka thirrur një takim për të diskutuar krizën, ndërsa lëvizja është shtrirë edhe në universitete. Organizata studentore Union Étudiante raportoi bllokime në rreth 30 kampuse.

Qeveria ka përdorur një gjuhë më të ashpër ndaj protestave. Lecorni e ka cilësuar lëvizjen si “trazira civile”, ndërsa Ministria e Brendshme pretendon se një pjesë e dhunës ka motive politike dhe ka akuzuar organizatën France Insubordinate (LFI), si dhe organizata radikale të krahut të majtë.

LFI i ka mohuar këto akuza, duke deklaruar se qeveria po mbështetet te “teoria e konspiracionit” dhe te shtypja, në vend që të trajtojë kërkesat e studentëve.

Protestat po përhapen tashmë edhe në arsimin e lartë. Kërkesat kryesore lidhen me shtimin e burimeve, plotësimin e vendeve vakante të mësuesve dhe përmirësimin e kushteve ku zhvillohet mësimdhënia.

Ministri i Arsimit u bëri thirrje palëve të ulin tensionet dhe njoftoi nisjen e dialogut me përfaqësuesit e studentëve, prindërve dhe mësuesve. Ai tha se do të angazhohet gjithashtu për një proces të strukturuar konsultimi.


Shtuar më 2.10.2026 08:28

sultanbeyli escortjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet