Gjermania krijon regjimentin e parë ushtarak të dedikuar për dronët, nis në 2027

2 Tetor 2026 | 08:31

Gjermania do të krijojë në vitin 2027 regjimentin e parë ushtarak të dedikuar posaçërisht për përdorimin e dronëve. Lajmi është bërë i ditur nga ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili prezantoi projektin për ngritjen e një njësie të specializuar të Bundeswehr-it.

Sipas planit, regjimenti do të përbëhet nga rreth 600 ushtarakë dhe do të pajiset me sisteme ajrore pa pilot. Sipas televizionit gjerman N-TV, njësia do të jetë në gjendje të përdorë dronë me rreze veprimi deri në 500 kilometra.

Pajisjet e reja do të përfshijnë gjithashtu sisteme tokësore dhe dronë sulmues të njëpërdorimshëm, të projektuar për të goditur drejtpërdrejt objektivat.

Ministri Pistorius ka bërë të ditur se njësia e re do të ketë edhe një kompani të posaçme për luftën elektronike. Kjo strukturë synon t’i japë regjimentit kapacitete shtesë për operacione elektronike, krahas përdorimit të sistemeve pa pilot.

Regjimenti do të vendoset në kuadër të Divizionit të 10-të të blinduar të Bundeswehr-it, forcave të armatosura të Gjermanisë.

Në këtë divizion bën pjesë edhe brigada gjermane e dislokuar në Lituani, pjesë e angazhimit të Berlinit në krahun lindor të NATO-s.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përshkallëzohen protestat e studentëve në Francë, mbyllen rreth 400 shkolla

Rreth 400 shkolla në Francë pritet të mbeten të mbyllura të premten, pasi protestat e studentëve që filluan për shkak të ankesave në lidhje me...
08:26 | 02/10/2026

Humb jetën 13-vjeçarja, shkon në 2 numri i viktimave nga sulmi në shkollë në Sllovaki

Një nxënëse 13-vjeçare, e cila u shtrua në spital me lëndime të rënda pasi u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar i saj në një...
08:18 | 02/10/2026

Zvicra në alarm nga shkrirja e akujve

Akullnajat e Zvicrës kanë përjetuar një nga vitet më të këqija të regjistruara për humbjen e akullit. Të dhënat e reja tregojnë se gjatë 12...
08:03 | 02/10/2026