Aktualitet

Moti, kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë pasdites!

Për ditën e sotme (2 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës.

Pas orëve të pasdites, përsëri ka mot kryesisht të kthjellët, si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në lugina dhe male, deri në 16 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.