• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Statistikat/ 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, niveli më i lartë në Europë

by Sport Sport
October 2, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Sociale
Statistikat/ 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, niveli më i lartë në Europë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht rritjes së numrit të automjeteve në qarkullim, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare për të blerë një makinë personale.

Sipas të dhënave të Eurostat, 41% e shqiptarëve deklaruan në vitin 2023 se nuk mund të përballonin blerjen e një automjeti personal. Kjo përqindje është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 5.6% në vitin 2023 dhe 5.5% në vitin 2025.

Shqipëria regjistron gjithashtu përqindjen më të lartë në rajon. Në Serbi, 16% e popullsisë deklaroi në vitin 2023 se nuk mund të blinte një automjet, ndërsa në vitin 2025 kjo shifër ra në 15%.

Në Maqedoninë e Veriut, 13% e popullsisë deklaroi se nuk mund të përballonte blerjen e një automjeti, sipas të dhënave për vitin 2024. Në Malin e Zi, përqindja ishte edhe më e ulët, 8.9%. Për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna të disponueshme.

Përqindja më e lartë në Shqipëri raportohet te personat që jetojnë vetëm. Sipas të dhënave, 66% e meshkujve dhe 88% e femrave në këtë kategori deklarojnë se nuk kanë mundësi të blejnë një makinë.

Ndërkohë, vitet e fundit numri i automjeteve në qarkullim është rritur ndjeshëm. Rreth 100 mijë makina janë regjistruar për herë të parë në secilin prej viteve 2024 dhe 2025, por Shqipëria vijon të ketë një numër relativisht të ulët automjetesh në raport me popullsinë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2025 në Shqipëri qarkullonin rreth 847 mijë autovetura personale.

Në raport me popullsinë, kjo përkthehet në rreth 360 autovetura për 1,000 banorë. Shifra është dukshëm më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, prej 578 automjetesh për 1,000 banorë.

Pas rishikimit në ulje të të dhënave për popullsinë, Shqipëria renditet e treta në rajon për numrin e automjeteve për 1,000 banorë, pas Malit të Zi me 442 dhe Serbisë me 394. Pas Shqipërisë renditen Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina, me nga 338 automjete për 1,000 banorë.

Në Europë, sipas këtyre të dhënave, Kosova ka 241 automjete për 1,000 banorë, ndërsa Turqia 203.

Numrin më të lartë e ka Italia, me 709 automjete për 1,000 banorë, e ndjekur nga Finlanda me 671 dhe Qipro me 670.

Europa

Sipas Eurostat, në vitin 2025, 5.5% e popullsisë së Bashkimit Europian jetonte në familje që deklaronin se nuk kishin mundësi financiare për të zotëruar një makinë për përdorim personal.

Përqindja më e lartë u regjistrua në Finlandë, me 11.3%, e ndjekur nga Hungaria me 10.4% dhe Bullgaria me 10%.

Në anën tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Qipro, me 1.6%, Slloveni me 1.7% dhe Kroaci me 2.6%.

Treguesi mat pjesën e popullsisë që jeton në familje të cilat deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare të zotërojnë një makinë për përdorim personal.

Previous Post

Horoskopi për sot, 2 tetor 2026

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Statistikat/ 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, niveli më i lartë në Europë

Statistikat/ 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, niveli më i lartë në Europë

October 2, 2026
Horoskopi për sot, 1 tetor 2026/ Dashuria, karriera dhe paratë për 12 shenjat

Horoskopi për sot, 2 tetor 2026

October 2, 2026
Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit për sot, 2 tetor 2026

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit për sot, 2 tetor 2026

October 2, 2026
Si të mbeteni në mendjen e të tjerëve, 6 këshilla nga neuroshkenca

Si të mbeteni në mendjen e të tjerëve, 6 këshilla nga neuroshkenca

October 1, 2026
Zjarri përfshin fshatrat Galush e Gjevur të Peqinit, digjet një banesë

Zjarri përfshin fshatrat Galush e Gjevur të Peqinit, digjet një banesë

October 1, 2026
Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici: Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, nuk kishin memorie

October 1, 2026
Audiopërgjimi i Roni Yeffet/ Abilekaj: Armët e Sudanit do të ishin shkelje e detyrimeve të NATO-s

Audiopërgjimi i Roni Yeffet/ Abilekaj: Armët e Sudanit do të ishin shkelje e detyrimeve të NATO-s

October 1, 2026
Tjetër audiopërgjim i Ron Yeffet: Po mendoj hapjen e një fabrike armësh në Afrikë

Tjetër audiopërgjim i Ron Yeffet: Po mendoj hapjen e një fabrike armësh në Afrikë

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, gazetari: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime, gazetari: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
Publikimi i videove intime me personazhe të famshme, Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje

Publikimi i videove intime me personazhe të famshme, Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje

October 1, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pacienti ndërroi jetë, nisin hetimet për dy mjekët neurologë në Shkodër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL