Kryebashkiaku lezhjan mesazh urgjent: Kujdes, zjarri po përhapet nga era e fortë!
Aktualitet Lajme E Premte, 2 Tetor 2026 08:58
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka lëshuar mesazh urgjent:
APEL URGJENT PËR TË GJITHË QYTETARËT E LEZHËS DHE ZONAVE PËRRETH!
Të nderuar qytetarë,
Ditët e fundit, dhe veçanërisht gjatë ditës së djeshme, jemi përballur me situata dramatike nga zjarret në Piraj, Barbullojë dhe Manati.
Në kushtet kur prej më shumë se tre muajsh mungojnë reshjet, bimësia është jashtëzakonisht e thatë dhe era favorizon përhapjen e flakëve, mjafton një shkëndijë për të shkaktuar një katastrofë!
Ndezja e zjarrit në ferra, ara, mbeturina apo ambiente të hapura, qoftë me dashje apo nga pakujdesia, mund të vërë në rrezik banesa, prona dhe mbi të gjitha jetë njerëzish.
Ju bëjmë thirrje: MOS NDIZNI ZJARRE!
Në këto kushte, çdo papërgjegjshmëri mund të ketë pasoja shumë të rënda. Kur flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrja bëhet jashtëzakonisht e vështirë dhe mbrojtja e banesave një sfidë e madhe.
Kërkojmë bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë e çdo banori. Parandalimi është mbrojtja më e mirë!
Një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë një fatkeqësi të madhe.
Të mbrojmë së bashku njerëzit, shtëpitë dhe territorin tonë

