Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E premtja e ‘Pranisë Besnike’, Rama: Vijojnë takimet në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë

    Ende aktive vatra e zjarrit në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrje nga ajri

    Pjerin Ndreu apel qytetarëve të Lezhës: Një shkëndijë mjafton për të shkaktuar një katastrofë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Pjerin Ndreu apel qytetarëve të Lezhës: Një shkëndijë mjafton për të shkaktuar një katastrofë
    Të tjera

    Pjerin Ndreu apel qytetarëve të Lezhës: Një shkëndijë mjafton për të shkaktuar një katastrofë

    October 2, 2026
    Pjerin Ndreu apel qytetarëve të Lezhës: Një shkëndijë mjafton për të shkaktuar një katastrofë

    Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre, në kuadër edhe të situatës së ditëve të fundit, e veçanërisht së enjtes.

    Ndreu shkruan krah një videoje se në kushtet e thatësirës, një shkëndijë e ndezur me dashje apo nga pakujdesia, mund të ketë pasoja të rënda në banesa, prona dhe jetë njerëzish.

    Postimi i plotë:

    Apel urgjent për të gjithë qytetarët e Lezhës dhe zonave përreth!

    Të nderuar qytetarë,

    Ditët e fundit, dhe veçanërisht gjatë ditës së djeshme, jemi përballur me situata dramatike nga zjarret në Piraj, Barbullojë dhe Manati.

    Në kushtet kur prej më shumë se tre muajsh mungojnë reshjet, bimësia është jashtëzakonisht e thatë dhe era favorizon përhapjen e flakëve, mjafton një shkëndijë për të shkaktuar një katastrofë!

    Ndezja e zjarrit në ferra, ara, mbeturina apo ambiente të hapura, qoftë me dashje apo nga pakujdesia, mund të vërë në rrezik banesa, prona dhe mbi të gjitha jetë njerëzish.

    Ju bëjmë thirrje: MOS NDIZNI ZJARRE!

    Në këto kushte, çdo papërgjegjshmëri mund të ketë pasoja shumë të rënda. Kur flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrja bëhet jashtëzakonisht e vështirë dhe mbrojtja e banesave një sfidë e madhe.

    Kërkojmë bashkëpunimin dhe përgjegjshmërinë e çdo banori. Parandalimi është mbrojtja më e mirë!

    Një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë një fatkeqësi të madhe.

    Të mbrojmë së bashku njerëzit, shtëpitë dhe territorin tonë!

    apel për qytetarët emergjencat katastrofat Lezhë Mbrojtja Civile parandalimi i zjarreve Pjerin Ndreu qytetarët e Lezhës rreziku nga zjarret shkëndija shqipëri siguria situata e zjarreve Zjarret zjarrfikësit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E premtja e ‘Pranisë Besnike’, Rama: Vijojnë takimet në orën 17:00 në të gjithë Shqipërinë

    October 2, 2026

    Ende aktive vatra e zjarrit në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrje nga ajri

    October 2, 2026

    Pjerin Ndreu apel qytetarëve të Lezhës: Një shkëndijë mjafton për të shkaktuar një katastrofë

    October 2, 2026

    41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

    October 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.