AKTUALITET /

Vandalizëm në majën e Korabit! Shqiponja zëvendësohet me flamur maqedonas, 'mburret' kreu i Kumanovës

Pavarësisht skandalit, ende nuk ka asnjë reagim nga ministria e Jashtme shqiptare.

Shkruar nga Versus
Vandalizëm në majën e Korabit! Shqiponja zëvendësohet
Foto e bërë më 27 shtator dhe foto e datës 29 shtator

Dibër- Një akt skandaloz ka ndodhur së fundmi në majën e malit të Korabit, 2764 metra mbi nivelin e detit. Teksa alpinistët e kishin kurorëzuar majën e malit me simbolin tonë kuqezi, dy ditë pas videos që u bë virale, struktura metalike është hequr dhe është zëvendësuar me një flamur maqedonas.

Fotoja me flamurin e vendit fqinj është shkrepur më 29 shtator, dy ditë pas videos virale me strukturën metalike të shqiponjës dykrenare.

Por nuk mjafton me kaq. Kjo akt vandal që duhet dënuar, postohet me krenari nga kryetari i komunës së Kumanivës, Maksim Dimitrievski i cili duke e postuar foton në rrjetet sociale shkruan:  “Korab, Macedonia, our pride”.

Vandalizëm në majën e Korabit! Shqiponja zëvendësohet
Postimi i Dimitrievskit

Nga ana tjetër, kur kanë kaluar tre ditë nga ky rast skandaloz, ende nuk ka asnjë lloj reagimi në strukturat e institucioneve shqiptare që duket se janë në gjumë sa herë vjen puna për të mbajtur qëndrim në politikën e jashtme në raport me fqinjët. Versus.al

Poll