Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka folur pas barazimit pa gola ndaj Izraelit.
Foda ka theksuar se janë të kënaqur me një pikë ndaj Izraelit.
Ai ka thënë se Kosova po bëhet gati për ndeshjet kualifikuese për Evropian.
Synimi i Kosovës sipas teknikut gjerman, është kualifikimi në Kampionatin Europian të vitit 2028.
“Po luajmë në Ligën e Kombeve dhe gjithmonë kam thënë se synimi ynë është kualifikimi në Europian. Për këtë arsye kam vendosur të prezantoj fytyra të reja. Lojtarët e kanë bërë punë ne tyre në një ndeshje mjaft të fortë kundër një ekipi teknikisht të fortë. Duhet të jemi të kënaqur me një pikë, pasi disa lojtarë që janë aktivizuar nuk kanë luajtur kurrë së bashku”, ka thënë Foda.
Ndeshja Izrael – Kosovë, që u mbyll 0-0, ishte pjesë e xhiros së tretë të Ligës B së Ligës së Kombeve.
Kosova ka katër pikë nga tri ndeshje, ndërsa Izraeli e ka vetëm një pikë.
© SYRI.net
Izraeli dhe Kosova ndahen pa gola, ‘Dardanët’ ruajnë rekordin pozitiv ndaj këtij kundërshtari
Mungesa e Ronaldos nuk ndihet, Portugalia fiton me goleadë në Danimarkë
Wayne Rooney siguron flokë të rinj pas dy transplanteve: Jam shumë i kënaqur me pamjen e reBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: