448 zyrtarë të futbollit turk hetohen për baste të paligjshme
Presidenti i Trabzonspor dhe 447 figura të tjera të futbollit në Turqi po hetohen nga Federata Turke e Futbollit për baste të pa...
Presidenti i Trabzonspor dhe 447 figura të tjera të futbollit në Turqi po hetohen nga Federata Turke e Futbollit për baste të pa...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë deklarata të forta teksa foli për zhvillimet që l...
Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkisë dhe memaljotëve që jetojnë në T...
Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Qarkun e Elbasanit, konkretisht në fshatin Galush të Peqinit dhe në zonën py...
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të qeta e të zbrazëta, kur papritur shpërthen zhurma: ...
Protestat e nxënësve të shkollave të mesme në Francë janë përshkallëzuar, duke kaluar në përplasje t&eu...
Autoritetet turke kanë kërkuar ngrirjen e pasurisë së ish-ministres Fatma Betul Sayan Kaya dhe bashkëshortit të saj, Ilyas Kaya,...
Zjarri në malin e Manatisë në Lezhës vijon të jetë aktiv, por jo në përmasat e mbrëmjes së shkuar. ...
Adrian Hila ka deklaruar në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qen...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin për një përgjigje të ashpër nëse konfirmohet se Teherani ka lidhj...

Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkisë dhe memaljotëve që jetojnë në Tiranë të mblidhen përpara Kryesisë së Kuvendit, në kuadër të shqyrtimit të propozimit për reformën territoriale.
Sipas tij, propozimi i mazhorancës për ndryshimin e organizimit territorial, që parashikon bashkimin e Memaliajt me Tepelenën, prek drejtpërdrejt të ardhmen e njësisë vendore.
Në apelin e tij në Facebook, kryebashkiaku thekson se banorët duhet të kenë mundësinë të shprehen për ndryshimin që prek bashkinë e tyre. Ai u kërkon qytetarëve të jenë të pranishëm në orën 09:30 përpara Kryesisë së Kuvendit, duke deklaruar se Memaliaj duhet të dëgjohet në procesin e vendimmarrjes për reformën territoriale.
Postimi i plotë:
Të dashur Memaljot kudo që ndodheni!
Nesër, në orën 10:00, në Komisionin për Çështjet Ligjore të Kuvendit do të shqyrtohet çështja që lidhet me të ardhmen e Bashkisë Memaliaj, në kuadër të projektit për reformën territoriale.
Si Kryetar i Bashkisë, dua t’ju bëj sot një apel të rëndësishëm:
Në këto momente, Memaliaj më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj!
Vendlindja jonë e dashur ndodhet përballë një vendimmarrjeje që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për të ardhmen e saj.
Memaliaj, ky territor historik, i ngritur dhe zhvilluar mbi sakrificat e bijve të saj, po përballet me një moment të rëndësishëm për të ardhmen e tij.
Çdo ndryshim në statusin dhe organizimin territorial të bashkisë prek drejtpërdrejt mënyrën e përfaqësimit, ofrimit të shërbimeve dhe qeverisjes vendore.
Banorët e Memaliajt kanë të drejtën të shprehen dhe të mbrojnë interesin e komunitetit të tyre dhe të ardhmen e njësisë së tyre vendore.
Në këto momente, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.
Kushtetuta shqiptare dhe Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore janë referenca të rëndësishme për të drejtat dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
Na duhet vetëm të mblidhemi nesër, në orën 09:30, përpara Kryesisë së Kuvendit, aty ku do të shqyrtohet fati i Bashkisë sonë.
T’u tregojmë të gjithëve se populli Memaljot është i bashkuar në mbrojtje të Bashkisë Memaliaj dhe do të kërkojë me këmbëngulje që zëri i tij të dëgjohet!
Një thirrje e veçantë është edhe për të gjithë memaljotët që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Tiranë.
Mirë u takofshim nesër në Tiranë!
Qeveria propozon kufizime për masat e arrestit dhe teknikat e hetimit në draftin e Kodit të Procedurës Penale, që sipas përfaq&e...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 125-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, q...
Gazetari Lutfi Dervishi tregoi se çfarë i kërkohet Shqipërisë në këtë moment, kur anëtarësimi në Bashki...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka komentuar protestat kundër qeverisë Rama dhe thirrjet e protestuesve "Berisha në ...
Bërja tregti e armëve me entet të cilat janë të sanksionuara nga Bashkimi Europian dhe nga NATO nuk bën sanksionime, po e b&e...
Të tjera detaje nga audiopërgjimet e Ron Yeffet janë bërë publike në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV,...
Gazetari Romir Saraçi, i ftuar në SYRI TV në emisionin “Cim Peka Live”, ka komentuar audio-përgjimin e publikuar sot, duke e l...
E ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë gazetarja e njohur Klodiana Lala, p&e...
Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në SYRI TV në një intervistë me Edvin Parrucën, ka ngritur akuza të forta lidhur me ndryshimet e ...
Ndërsa po vijonin marshimin në rrugët e Tiranës, ka pasur një moment tensioni në protestën e 124. Situata u tensionua pran&e...