Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen
2 Tetor 2026 |
09:33
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.
Kryetari Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Në këtë kuadër, Kryetari Peleshi theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA.
Takimi u zhvillua në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë që karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve.
Lajme të Sugjeruara
Të shtëna me armë gjatë natës në ‘Ali Dem’, detajet e para
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në kryeqytet. Raportohet se në sallën operative gjatë natës ka patur një telefonatë për të shtëna...
Zjarri masiv në Peqin rrezikon fshatrat Galush dhe Gjevur, digjen gjatë natës një banesë dhe 25 hektarë me ullishte
Një banesë është përfshirë nga flakët, ndërsa të tjera rrezikohen nga zjarri i përmasave të mëdha që ka përfshirë ditën e djeshme dhe gjatë natës...
Videot intime, zbardhet dëshmia e Hilës në Polici: Kamerat i vura për të siguruar banesën, nuk kam shkarkuar asgjë
Është zbardhur dëshmia e kompozitorit Adrian Hila në Policinë e Tiranës, lidhur me publikimin e disa videove intime, në të cilat ai shfaqet në shoqërinë...
- 09:26 448 zyrtarë të futbollit turk hetohen për baste të paligjshme
- 09:19 Putin refuzon armëpushimin për sulmet me rreze të gjatë ndaj Ukrainës
- 09:11 Gara për Topin e Artë, Dembele: Nuk kam probleme me Mbappe
- 09:09 Presidenti izraelit minimizon tensionet me Uashingtonin: Trump është miku numër 1 i Izraelit
- 09:04 Të shtëna me armë gjatë natës në ‘Ali Dem’, detajet e para
- 08:53 Dekreti spanjoll për strehimin në rrezik nga opozita e partisë Junts