Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Tmerr në Greqi! Ish-partneri sulmon me thikë ish-gruan dhe bashkëjetuesin e saj shqiptar, hyri në banesë nga dritarja

Shkruar nga Newsbomb
Tmerr në Greqi! Ish-partneri sulmon me thikë ish-gruan dhe
Foto nga banesa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në zonën Kavodocanos të Lavrios, ku një 32-vjeçar nga Rumania ka sulmuar me thikë ish-partneren e tij dhe bashkëjetuesin e saj, duke i plagosur rëndë.

Sipas mediave greke, 32-vjeçari është ngjitur në ballkonin e banesës së ish-partneres së tij dhe më pas ka thyer një dritare me çekiç, duke u futur brenda shtëpisë. Më pas, ai ka sulmuar me thikë 32-vjeçaren dhe partnerin e saj, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare.

Mësohet se gruaja ka marrë plagë në shpinë, mushkëri dhe në gjymtyrët e sipërme, ndërsa 33-vjeçari shqiptar ka pësuar dëmtime në klavikul, brinjë dhe në organet gjenitale. Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Asklepieion të Voulës.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, gruaja është transferuar më pas në spitalin “Evangelismos”. Sipas raportimeve, gjendja e të dyve mbetet e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të mitur të çiftit, përkatësisht 2 vjeç e gjysmë dhe 1 vjeç e gjysmë. Pas sulmit, 32-vjeçari është vetëdorëzuar në polici.

Sipas burimeve, nga 27 nëntori 2025 deri në ditën e ngjarjes, 32-vjeçarja e kishte denoncuar pesë herë ish-partnerin e saj në Departamentin e Policisë së Lavreotikut, për kërcënime në familje, shkelje të detyrimeve të mirëmbajtjes dhe shkelje të të dhënave personale.

Tmerr në Greqi! Ish-partneri sulmon me thikë ish-gruan dhe
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese