web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi pret në Kuvend ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

2 Tetor 2026, 09:33, Politikë CNA

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka pritur në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt.

Peleshi pret në Kuvend ambasadorin e ri amerikan, Eric Wendt

Kryetari Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në këtë kuadër, kryetari Peleshi theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA. /CNA





Lajmet e fundit nga