Videot intime në internet, dëshmia e Adrian Hilës në polici: Kamerat i vendosa nga frika, s`kishin memorie

Frika nga vjedhja e baneses ka qene shkak i vendosjes se kamerave qe shkaktuan skandalin e madh te fundit ne Shqiperi.
Kompozitori Adrian Hila ka deklaruar në polici mbremjen e djeshme se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistrimi i momenteve intime me kengetaret Eli Fara apo me Monika Lubonjen.
Sipas burimeve policore, gjatë dëshmisë së tij Hila ka shpjeguar se kamerat janë vendosur për qëllime sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte.
Sipas deklarimit të tij, kamerat ishin vendosur në vitin 2022, shume kohe përpara publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet.
Hila ka thënë se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me synim mbrojtjen e pronës.
Sipas tij, kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online.
Në lidhje me publikimin e videove, Hila ka deklaruar se për ngjarjen është vënë në dijeni nga miq të tij.
Hetimet për rrethanat e regjistrimit dhe publikimit të materialeve vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë mënyrën se si pamjet kanë përfunduar në qarkullim publik.
Disa prej imazheve te publikuara ne internet ne skenat intime mes Adrian Hiles dhe artisteve Eli Fara dhe Monika Lubonja, duket se jane regjistruar ne vitet 2024 dhe 2025.


