Franco Foda pas barazimit me Izraelin: Fytyra të reja për Nations League, synojmë kualifikimin në Europian

Kosova ndau pikët me Izraelin në përballjen e vlefshme për raundin e tretë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Takimi, i luajtur në stadiumin “Nagyerdei Stadion”, përfundoi pa gola, 0-0. Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Franco Foda, komentoi paraqitjen e skuadrës.

Të lidhura

None found

Foda shpjegoi se vendimi për të aktivizuar lojtarë të rinj lidhet me objektivin e Kosovës për vitin e ardhshëm, ku synohet pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.

“Jemi pjesë e Nations League dhe e kam theksuar gjithmonë se objektivi ynë për vitin e ardhshëm është kualifikimi në Kampionatin Evropian. Për këtë arsye zgjodha të aktivizoj disa fytyra të reja”, deklaroi ai.

Tekniku gjerman vlerësoi angazhimin e futbollistëve, duke theksuar se përballë tyre ishte një ekip me cilësi teknike. Sipas tij, fakti që ky formacion nuk kishte luajtur më parë së bashku e bën edhe më të rëndësishëm rezultatin e marrë.

“Djemtë e kryen detyrën e tyre. Ishte një ndeshje shumë e fortë ndaj një kundërshtari teknikisht të fuqishëm. Ky kombinim i lojtarëve nuk kishte luajtur më parë bashkë, ndaj në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me barazimin”, u shpreh Foda.


Shtuar më 2.10.2026 09:45

sultanbeyli escortjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet