Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri, Csaba Laszlo merr drejtimin e kuqebluve

Vllaznia ka zyrtarizuar Csaba Laszlon si trajnerin e ri të skuadrës. Tekniku me eksperiencë të gjatë në futbollin europian do të pasojë Edi Martinin në stolin e kuqebluve.

Laszlo është me origjinë hungareze, ndërsa ka lindur në Rumani. Ai zotëron gjithashtu edhe nënshtetësinë gjermane. Gjatë karrierës së tij ka drejtuar kombëtaret e Ugandës dhe Lituanisë, ndërsa me përfaqësuesen e Hungarisë ka qenë pjesë e stafit si ndihmës-trajner.

Në nivel klubesh, aventura e fundit e tij ishte te Sepsi OSK në Rumani, ku qëndroi për një periudhë të shkurtër dhe drejtoi vetëm tri ndeshje. Pas kësaj eksperience, Laszlo ka qëndruar rreth një vit e gjysmë larg pankinës dhe tashmë rikthehet në futboll me një sfidë të re në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri 61-vjeçar ka pasur role të ndryshme gjatë karrierës së tij. Te MTK Budapest fillimisht punoi si skaut, përpara se të merrte drejtimin e skuadrës si trajner. Ndërkohë, te Csikszereda në Rumani ka mbajtur edhe postin e drejtorit teknik.

Swiss Digital Mobile Reklama

CV-ja e tij përfshin gjithashtu eksperienca në pankinën e klubeve si Ferencvarosh, Charleroi, Dundee dhe Hearts, duke punuar në disa prej kampionateve europiane.

Laszlo ka marrë edhe vlerësime individuale gjatë karrierës. Në vitin 2005 u shpall “Trajneri i Vitit” në Hungari, pasi udhëhoqi Ferencvaroshin në kompeticionet europiane. Katër vite më vonë, në 2009, ai fitoi të njëjtin çmim në Skoci nga shoqata e gazetarëve, pas paraqitjeve të mira me Hearts.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?