Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizituan të enjten objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës.
Të lidhura
None found
Sipas komunikatës për media, ndërtimi i kësaj godine ka kushtuar gjithsej 17 milionë e 980 mijë euro.
Kontributi i Bashkimit Evropian në projekt është 11.9 milionë euro, ndërsa Universiteti i Prishtinës ka financuar 5 milionë e 80 mijë euro. Një shumë prej 1 milion eurosh është ndarë edhe nga Ministria e Arsimit, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.
Godina e re shtrihet në një sipërfaqe të përgjithshme prej afro 14 mijë metrash katrorë.
Ky projekt pritet të përmirësojë kushtet për rreth 2 mijë e 300 studentë.
Hapësirat e reja janë pajisur me inventar bashkëkohor dhe mjete laboratorike, ndërsa rreth objektit janë krijuar edhe ambiente të bollshme.
Realizimi i projektit është bërë përmes marrëveshjes financiare IPA 2020, të lidhur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
