EMRI/ Rumuni plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

EMRI/ Rumuni plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:50, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një incident i rëndë dhune në familje ndodhi në zonën e Lavrios në Athinë, një çerek orë pas mesnatës të së enjtes, kur një 32-vjeçar rumun hyri me forcë në shtëpinë e ish-partneres së tij, duke thyer dritaren me çekiç.

Më pas ai sulmoi gruan 32-vjeçare dhe partnerin e saj aktual, 33-vjeçarin shqiptar Klevis Tite, duke i plagosur me thikë, pasi fillimisht debatuan me të dy. Dy të plagosurit u dërguan në Asklepieion në Voula pasi kishin lëndime të rënda. Gruaja u transferua më vonë në Evangelismos, pasi gjendja e saj u konsiderua më serioze.

Gjatë incidentit, dy fëmijët e mitur të 32-vjeçarit rumun dhe ish-partneres së tij, përkatësisht 1.5 dhe 2.5 vjeç, ndodheshin brenda në shtëpi. Dy fëmijët, të cilët u zgjuan nga përleshja dhe ajo që ndodhi më pas para syve të tyre, ikën nga shtëpia të frikësuar dhe të tronditur.

Autori 32-vjeçar u soll në Departamentin e Hetimit të Krimeve në Lavreotiki, ku u arrestua për tentativë vrasjeje. Në të kaluarën, ai kishte 5 kallëzime kundër tij për dhunë në familje, ndërsa më 3 shtator u arrestua për armëmbajtje pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco