AKTUALITET /

Disa vajza të mitura e denoncuan për përndjekje dhe veprime të turpshme, ndalohet këngëtari në Fier

Shkruar nga Versus
Disa vajza të mitura e denoncuan për përndjekje dhe veprime
Erind Xhaferi

Policia e Fierit ka ndaluar këngëtarin Erind Xhaferi pas një denoncimi të bërë ndaj tij për përndjekjen e disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme.

Sipas informacioneve, vetë vajzat kanë bërë denoncimin në polici duke telefonuar në sallën operative.

Efektivët pas kryerjes së veprimeve në terren, shoqëruan në komisariat këngëtarin ndaj të cilit është ngritur dyshimi për veprën penale “vepra të turpshme”.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll