Flash

Akuzohet për përndjekje të të miturave, policia arreston këngëtarin nga Fieri

Lapsi.al 2 October 2026

Akuzohet për përndjekje të të miturave, policia arreston

Këngëtari Erind Xhaferi është arrestuar nga policia e Fierit, pas dyshimeve për përndjekjen e disa vajzave të mitura dhe kryerjen e veprimeve të turpshme ndaj tyre.

Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë vetë vajzat që kanë telefonuar sallën operative të policisë, duke vënë në lëvizje shërbimet e Komisariatit të Fierit. Pas marrjes së denoncimit, efektivët kanë kryer verifikimet në terren dhe kanë organizuar veprimet për dokumentimin e rastit. Xhaferi është ndaluar dhe më pas është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të policisë Fier.

Burime policore bëjnë me dije se ndaj tij ngrihen dyshime për veprën penale “Vepra të turpshme”, të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI