LIVE UPDATES
Bota

Ministri letonez i Mbrojtjes: Sulmet hibride të Rusisë janë shqetësimi kryesor, jo retorika bërthamore

Në një memorandum diplomatik të shpërndarë te vendet anëtare të NATO-s, Moska tha se kishte informacione se aleanca po përgatitej për një “bllokadë ajrore dhe detare” të këtij territori.

2 Tetor 2026, 10:04 Nga E.d
Ministri letonez i Mbrojtjes: Sulmet hibride të Rusisë janë
Ministri letonez i Mbrojtjes, Raivis Melnis

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë ka minimizuar rrezikun e menjëhershëm pas paralajmërimit të fundit bërthamor të Rusisë ndaj Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) lidhur me Kaliningradin.

“Për momentin, nuk shoh ndonjë kërcënim të pashmangshëm”, tha Raivis Melnis për Radion Evropa e Lirë në një intervistë në Uashington më 30 shtator, duke përsëritur qëndrimin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se nuk e kishte marrë “aq seriozisht” paralajmërimin rus.

Rusia paralajmëroi NATO-n këtë javë se ishte e gatshme të përdorte të gjithë arsenalin e saj, përfshirë armët bërthamore, nëse aleanca perëndimore do të përpiqej ta izolonte Kaliningradin, enklavën e saj të shumëmilitarizuar në Baltik, e vendosur mes vendeve anëtare të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.

Në një memorandum diplomatik të shpërndarë te vendet anëtare të NATO-s, Moska tha se kishte informacione se aleanca po përgatitej për një “bllokadë ajrore dhe detare” të këtij territori.

Paralajmërimi bëri që Rutte t’i bënte thirrje Rusisë që “t’i ndalë kërcënimet bërthamore”, duke thënë se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe se “kjo është absolutisht e panevojshme dhe nuk ndihmon”. Ai shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, e di se nuk mund ta fitojë një përballje të drejtpërdrejtë me NATO-n.

Melnis tha se Rusia u është drejtuar vazhdimisht kërcënimeve bërthamore që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, duke argumentuar se Moska e përdor një retorikë të tillë për të frikësuar popullsinë perëndimore, për të dobësuar mbështetjen për Kievin dhe për të testuar kohezionin e aleancës së NATO-s. 

“Rusia do të përdorë çdo mjet për të na kërcënuar, për të futur frikë te njerëzit tanë, për të mbështetur Ukrainën, por edhe për ta prishur unitetin dhe kohezionin tonë, dhe thjesht për të testuar se ku janë ata kufij”, tha ai.

Rreziqet e përshkallëzimit?

Paralajmërimi rus ka ngritur, megjithatë, shqetësime te specialistët e kontrollit të armëve dhe të sigurisë, veçanërisht për shkak të pozitës strategjike të Kaliningradit dhe ndryshimit të doktrinës bërthamore të Rusisë.

Daryl Kimball, drejtor ekzekutiv i Shoqatës për Kontrollin e Armëve, një organizatë jofitimprurëse dhe jopartiake me bazë në Uashington, tha për Radion Evropa e Lirë se kërcënimi rus duhet të merret seriozisht dhe të dënohet si i papranueshëm. Ai tha se gjuha e përdorur nga Moska pasqyron atë që ai e përshkroi si qasje të pakujdesshme ndaj rreziqeve të përdorimit të armëve bërthamore.

Kimball vuri në dukje se NATO nuk duket se po përgatitet për ndonjë veprim ushtarak për ta izoluar Kaliningradin. Edhe nëse një përballje e tillë do të merrej në konsideratë, ai tha se përdorimi i armëve bërthamore në një konflikt që përfshin një shtet ose aleancë tjetër të armatosur me armë bërthamore mund të shkaktonte kundërpërgjigje, përshkallëzim dhe pasoja potencialisht katastrofike. 

Ai argumentoi se Moska duhet t’i adresojë shqetësimet e saj me NATO-n përmes kanaleve diplomatike, duke thënë se “në vend se të kërcënojë me sulm bërthamor, Kremlini duhet t’u drejtohet kryeqyteteve të NATO-s për të sqaruar çfarëdo shqetësimesh që mund të ketë Rusia dhe për t’i trajtuar ato në mënyrë diplomatike dhe të përgjegjshme”.

Lynn Rusten, hulumtuese e lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane, dhe ish-zyrtare e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, përgjegjëse për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen e tyre, tha për Radion Evropa e Lirë se retorika e fundit bërthamore e Rusisë dukej “e çoroditur dhe hiperbolike” nga këndvështrimi perëndimor.

Por, Rusten paralajmëroi gjithashtu për një kombinim të rrezikshëm faktorësh: kërcënimet ruse dhe luftën hibride provokuese, forcat e NATO-s dhe ato ruse që veprojnë në afërsi të njëra-tjetrës, mbështetjen e vazhdueshme perëndimore për Ukrainën dhe mungesën e një dialogu domethënës.

Ajo tha se këto kushte mund të rrisin rrezikun e një llogaritjeje të gabuar të rrezikshme, veçanërisht teksa Rusia dhe NATO po vendosin vija të kuqe konkurruese, ndërsa kanalet për menaxhimin e tensioneve mbeten të kufizuara.

“Mungesa e dialogut domethënës dhe rritja e dallimeve në perceptimet për sigurinë përbëjnë një rrezik serioz për përshkallëzim të mëtejshëm dhe potencialisht të paqëllimshëm dhe zgjerim të këtij konflikti”, tha Rusten.

Sylvia Mishra, drejtoreshë e politikave bërthamore në Institutin për Siguri dhe Teknologji, tha se përshkallëzimi bërthamor nuk është diçka e re për Moskën, por megjithatë duhet të merret seriozisht.

Kaliningradi, vuri në dukje ajo, është selia e Flotës Baltike të Rusisë dhe ka rëndësi strategjike, por është gjeografikisht i ekspozuar, pasi rrethohet nga vendet anëtare të NATO-s, Polonia dhe Lituania, dhe është i ndarë nga pjesa tjetër e Rusisë.

Mishra tha se operacionet ajrore të raportuara të NATO-s rreth enklavës në mesin e gushtit, të cilat përfshinin avionë me kapacitete për të ndërprerë komunikimet, radarët dhe sistemet e navigimit, mund ta kenë rritur ndjenjën e cenueshmërisë së Moskës.

Ajo iu referua gjithashtu doktrinës së rishikuar bërthamore të Rusisë të vitit 2024, e cila zyrtarisht e uli pragun e përcaktuar nga Moska për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore.

Mishra tha se paralajmërimi i fundit duket të jetë rasti i parë kur Rusia ka lëshuar një notë diplomatike me shkrim, ku paralajmëron në mënyrë të qartë se është e gatshme të përdorë armë bërthamore nëse aleanca perëndimore përpiqet ta izolojë Kaliningradin.

Sulmet hibride

Për Melnisin, megjithatë, kërcënimi më i menjëhershëm nuk është as ai bërthamor dhe as një sulm ushtarak konvencional në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj NATO-s, por një fushatë në zgjerim e aktiviteteve hibride – veprime armiqësore që zhvillohen nën pragun e luftës së hapur, përfshirë sulmet kibernetike, sabotazhin dhe instrumentalizimin e migracionit.

Ai tha se Letonia dhe aleatët e saj po e rivlerësojnë vazhdimisht kërcënimin, duke monitoruar kapacitetet ushtarake të Rusisë, humbjet e saj në Ukrainë, gjenerimin e forcave dhe aktivitete të tilla si sulmet e dyshuara ndaj objekteve të industrisë ushtarake dhe infrastrukturës kritike.

“Ne po monitorojmë dhe po punojmë ngushtë me partnerët ukrainas dhe me partnerët tanë në NATO”, tha Melnis, duke shtuar se vlerësimi i kërcënimeve nga Letonia është një proces i vazhdueshëm dhe se aktivitetet hibride po rriten. 

Melnis tha se nuk besonte se Rusia aktualisht ka kapacitet për të nisur një ofensivë konvencionale kundër një vendi të NATO-s, ndërkohë që vazhdon luftën në Ukrainë.

“Rusia u ndal në Ukrainë, nuk po i arrin qëllimet”, tha ai, duke iu referuar operacioneve kundërofensive të Ukrainës dhe duke argumentuar se Moska do të përballej me vështirësi të mëdha në përpjekjen për të zhvilluar dy operacione ushtarake në shkallë të gjerë njëkohësisht.

Ai i përshkroi sulmet kibernetike, presionin përmes migracionit nga Bjellorusia – për të cilin Minsku është akuzuar se po e lehtëson me qëllim destabilizimin e fqinjëve të tij – dhe aktivitete të tjera armiqësore si pjesë të mjedisit të ri të sigurisë me të cilin po përballen Letonia dhe aleatët e saj. 

Letonia po i forcon gjithashtu mbrojtjet kundër dronëve. Melnis tha se vendi ka vendosur sisteme penguese dhe radarë shtesë përgjatë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë, duke u mbështetur shumë në mësimet e nxjerra nga Ukraina. Avionët luftarakë të NATO-s ofrojnë një tjetër shtresë mbrojtjeje, ndërsa Letonia po blen sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme dhe të shkurtër.

Melnis tha se inkursionet e dronëve rusë mund të bëhen një tipar gjithnjë e më i pranishëm i mjedisit të sigurisë në Baltik, duke iu referuar incidenteve të fundit që përfshinë Lituaninë, Poloninë dhe Rumaninë. Letonia, tha ai, po përgatitet për më shumë incidente të tilla.

Roli i SHBA-së në mbrojtjen e Evropës

Melnis ndodhej në Uashington për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, përfshirë diskutimet me Gardën Kombëtare të Miçiganit, programet e prokurimit dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Ai tha se mbetet i bindur se SHBA-ja do të ruajë praninë e saj ushtarake në Evropë, pavarësisht përshtatjeve në dislokimet në vende të veçanta. Forcat amerikane, tha ai, vazhdojnë të jenë të pranishme në Letoni dhe Uashingtoni vazhdon ta njohë rëndësinë strategjike të rajonit.

Në të njëjtën kohë, Melnis tha se aleatët evropianë duhet të marrin përsipër një pjesë më të madhe të barrës për mbrojtjen e tyre. Ai e vlerësoi presidentin amerikan, Donald Trump, për nxitjen e vendeve anëtare të NATO-s që të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke thënë se Letonia është e detyruar me ligj të shpenzojë të paktën 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo vit për sigurinë, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Vendet anëtare të NATO-s ranë dakord në samitin e vitit 2025 në Hagë që deri në vitin 2035 të shpenzojnë çdo vit 5 për qind të PBB-së për mbrojtjen dhe prioritetet e lidhura me mbrojtjen, nga objektivi i mëparshëm i aleancës prej 2 për qind. Letonia ka lëvizur më shpejt, pasi parlamenti i saj ka kërkuar që shpenzimet kombëtare për mbrojtjen të jenë të paktën 5 për qind e PBB-së së parashikuar nga viti 2027.

Por, Melnis tha se përgjegjësia më e madhe e Evropës do të shkojë paralelisht me mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

“SHBA-ja do të ofrojë [mbështetje]. Ata do të jenë aty. Ata do të luftojnë me ne nëse është e nevojshme”, tha Melnis, duke theksuar se Evropa duhet të bëjë më shumë./REL

ministri i mbrojtjes letoni rusi

Sondazh

Poll

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Vijon zjarri në Manati të Lezhës, sot pritet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve

Zjarri masiv në Galush të Peqinit/ Rrezikohen shtëpitë dhe bagëtitë, kërkohet ndërhyrje urgjente

Përplasje mes protestuesve dhe policisë! Efektivët tentojnë të bllokojnë marshimin e qytetarëve

Rozana Radi flet publikisht për videot intime të figurave publike: Kam familjen dhe partnerin tim

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Aurela Gaçe mbi videot intime të personazheve publikë: Nuk jam pjesë e asnjë videoje

Aksident tragjik në aksin Fushë-Krujë–Tiranë/ Humb jetën 22-vjeçari me origjinë egjiptiane

Bylykbashi: Blindojnë dhe mbushin apartamente me para, përdorin kondicionerë që të mos myken

Rama inspekton spitalin e ri të Kardiokirurgjisë: Nuk duhet të kemi kufizim në buxhetin e QSUT

Protestuesja përplaset me Kryemadhin: Nuk kam firmosur asnjëherë bordero shteti

Dyshohet se i vuri flakën tokave në fshatin Vasjar, kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit...

Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, protestuesit bllokojnë rrugën e eskortës së saj

Shtyrja e seancës gjyqësore, Kryemadhi: Bojkoti i avokatëve po përdoret për të frenuar arrestime...

I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen

Rama prezanton 5 projektet për “Tirana Fountain Tower”: Absurde kur na thonë se nxjerrim njerëz...

Rama mbron projektet me arkitektë të huaj: Shqipëria ende s’i ka kapacitetet për të ndërtuar kulla

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë gjatë inaugurimit pranë kardiokirurgjisë...

Dyshohet se i dërgonte mesazhe nxënëses 13-vjeçare/ Prokuroria kërkon arrest me burg për mësuesin

Monika Kryemadhi para SPAK: Të ndihesh më i dhunuar nga video të tilla sesa nga taksat e larta...

Rama: Do të ishte komunizëm! Askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për tu përballur me pasojat

Presidentja e Komisionit Europian: Lufta kundër korrupsionit është thelbi

Rama sulmon mediat: Materialet sensitive t'i lihen gjykatës dhe jo leximeve sporadike

"Nuk na duhet të bëjmë të fortin"/ Rama për procesin e integrimit: Duhet të ndihemi të privilegjuar

Von der Leyen: Me mbështetjen tonë u rindërtuan dhe rikonstruktuan 63 shkolla

Von der Leyen në konferencë me Ramën: Do të përcaktohen edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë

Shqipëria e "zhytur" në skandale, Rama: Sistemi po e lufton korrupsionin

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Duhet dialog me shoqërinë..."/ Von der Leyen- Ramës: Reformat të zbatohen, jo vetëm të miratohen

"Informova Von der Leyen për Zvërnecin"/ Rama: Do ndezim Pasqyrën me dokumentet

Rama në konferencë me Von der Leyen: Vullnet i hekurt për të çuar përpara procesin

Takimi i Ramës me Von der Leyen/ Protestë në Bulevard, shoqërohet një person

Von der Leyen mbërrin në Kryeministri/ Pritet me ceremoni zyrtare nga Rama, qytetarët protestë

Takimi i Ramës dhe Von der Leyen, protestuesit shpërndahen në grupe, policia 'blindon' zonën

Vizita e Von der Leyen shkakton kaos në Tiranë, policia vazhdon të shtyjë protestuesit

Vijojnë përplasjet para kryeministrisë, policia shtyn me forcë protestuesit

Protestuesit ndezin flakadanë, përplasje edhe me efektivë të policisë

Presidentja e KE pritet nga Rama me ceremoni zyrtare, qytetarët protestë nga ana tjetër

Protesta para Kryeministrisë, qytetarët përplasen me policinë: Polici ktu na ke, ti mbron krimin

Vatër zjarri në Fllakë të Durrësit, flakët përfshijnë një pikë skrapi

Von der Leyen në Tiranë/Qytetarët mblidhen në protestë pranë Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para

Fermeri

Zjarr masiv në Verbas të Patosit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset

Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!