Ylli Asllani, eksperti i pushtetit vendor, njëkohësisht sekretar për pushtetin lokal në PD thotë se harta e re territorial është një ndërhyrje në favor të tij elektoral.
“Kryeministri do që të gjitha reformat e ndërhyrjet të bëhen në favor të zhvillimit elektoral. Dhe çdo hap që hedh të centralizojë sa më shumë pushtet”
I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ ai sjell si shembull shërbimet e digjitalizuara të cilat jo vetëm që nuk ka arritur të ulë koston për qytetarët por nuk ka arritur as të krijojë shërbime productive dhe të ulë shpenzimet administrative.
“Ndërhyrja digjitalizuese nuk ka arritur të ulë kosto për qytetarët, nuk ka arritur të krijojë shërbime productive dhe të ulë peshën e shpenzimeve administrative. Qëllimi I kryeministrit nuk është të sjellë risi por të krijojë një armatë sa më të madhe që nuk u vjen në shërbim qytetarëve por janë ajo pjesë e punonjësve që paraqiten para bankomatit dhe është e gatshme që për cdo zgjedhje t’i përgjigjet kryeminstrit përkundrejt këtij interesi. Nuk është hera e parë. Këtë bënte dhe në bashki. Të gjithë paratë e asistencës sociale përfundonin për numëruesit nëpër qendrat e votimit” thekson Asllani.
Duke u ndalur tek harta e re territoriale, Asllani thotë se është vijim i reformës së dështuar të 2015-s.
"Është rasti i parë që po kryhet një reformë që është vijim i një reforme të dështuar. Kur të gjithë, të majtë e të djathtë ramë dakord që reforma e 2015 ka dështuar në momentin final që prisnim të ofrohej një model i ri qeverisjeje u vazhdua dështimi."
© SYRI.net