FIER- Këngëtari fierak, Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Sipas mediave, kanë qenë vetë nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncim në polici përmes një telefoante, duke vënë në lëvizje Policinë e Fierit.
Këngëtari Xhaferri prej kohësh kryente veprime të turpshme para ambienteve të shkollës. Pas telefonatës, efektivët kanë verifikuar rastin dhe kanë ndaluar këngëtarin, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë, ku pritet edhe të merret në pyetje.Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet për veprën penale “Vepra të turpshme”.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Xhaferi pëfshihet në një skandal të tillë. Sipas mediave është hetuar në gjendje të lirë rreth dy vite më parë, pas një denoncimi për një rast të dyshuar të ngacmimit seksual.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë












Komente
Komento