Grokipedia rikthehet pas muajsh pezullim, “Wikipedia” e Elon Musk e krijuar vetëm me AI

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 10:26 | Teknologji

Grokipedia rikthehet pas muajsh pezullim, “Wikipedia” e Elon Musk e

Një vit pas lançimit dhe pas një pezullimi prej disa muajsh, rikthehet me një pamje të rinovuar Grokipedia, përgjigjja e Elon Musk ndaj Wikipedia-s, një enciklopedi e krijuar vetëm me inteligjencë artificiale.

Versioni i ri online rikthehet me një dizajn të rinovuar, ku përfshihen edhe artikujt e rekomanduar dhe temat më të diskutuara të momentit.

Është shtuar gjithashtu një raft virtual ku shfaqen artikujt më të lexuar, në formën e librave. Ka edhe një faqe të dedikuar për ndryshimet, e cila rendit ndërhyrjet e fundit të bëra në mbi gjashtë milionë artikujt e bazës së të dhënave.

Shifrat aktualisht nuk krahasohen me ato të Wikipedia-s, e cila vetëm në bazën e të dhënave në gjuhën angleze ka mbi shtatë milionë artikuj, pa llogaritur versionet në gjuhët e tjera ku është e disponueshme. Versioni në gjuhën italiane ka pothuajse dy milionë artikuj.

Grokipedia u lançua në fund të tetorit 2025, si një sfidë e Elon Musk ndaj Jimmy Wales, bashkëthemeluesit të Wikipedia-s, platformë të cilën miliarderi e ka akuzuar se është “e kontrolluar nga aktivistë të së majtës ekstreme”.

Në versionin fillestar, Grokipedia kishte rreth 800 mijë artikuj. Veçantia e saj është se është krijuar tërësisht me inteligjencë artificiale, pra artikujt nuk shkruhen dhe as nuk redaktohen nga vullnetarë njerëz.

Këtë detyrë e kryen inteligjenca artificiale Grok, në pronësi të Musk dhe e integruar në rrjetin social X. Ajo merret si me krijimin e artikujve, ashtu edhe me verifikimin e fakteve për ndryshimet e propozuara nga lexuesit.

Kjo mënyrë funksionimi është diskutuar që prej lançimit të platformës. Sipas ekspertëve të cituar nga faqja Wired, shumë artikuj mbështesin qëndrime të së djathtës ekstreme ose pozicione libertariane.

Projekti Grokipedia ishte braktisur gjatë verës, pasi për muaj të tërë nuk kishte pasur përditësime. Tashmë, platforma është rikthyer në funksion.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos