Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministri i Bujqësisë shtron drekë për 50 fermere të Lushnjës, 10 milionë lekë për mish keci, patate furre dhe verë (DATA-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Ministri i Bujqësisë shtron drekë për 50 fermere të
Ministri i Bujqësisë, Andis Salla

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla ka planifikuar së fundmi një event, qëllimi i të cilit është trajnimi i 50 fermereve të Lushnjës, për organizimin e të cilës janë paguar 10 milionë lekë të vjetra.  Konkretisht bëhet fjalë për Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë për trajnimin e 50 fermereve (femra), trajnim që do pritet të zhvillohet një ditë në Berat dhe një ditë në Gjirokastër.

Referuar dokumenteve të disponuara nga VoxNews, bëhet fjalë për një tender prej 10 milionë lekësh të vjetër, të cilat do të shpenzohen në kuadër të trajnimit të fermereve.

Ministri i Bujqësisë shtron drekë për 50 fermere të
 
Ministri i Bujqësisë shtron drekë për 50 fermere të
 


Sakaq mësohet se trajnimet do të zhvillohen në Berat, në zonën e Roshnikut, dhe në Gjirokastër, në datën me 5 tetor, ku thuhet se i përfshirë do të jetë dhe transporti i personave.

Për zhvillimin e eventit kërkohet që ambientet e restoranteve që do të shfrytëzohen të jenë salla konference me mikrofonë dhe dosjes.

Të tjera kërkesa mësohet se janë që lokali apo vendi të ketë kafe e ujë, dhe ëmbëlsira 2 herë. Ajo që bie më së shumti në sy është vakti i drekës, për të cilën është kërkuar që pjesë e menusë për 50 persona në Berat, Roshnik të jenë: antipasta të ndryshme, sallatë miks, sallatë cesar, brusketa mix, për pjatë të parë. Ndërsa pjata e dytë kërkohet më e bollshme, me mish keci 500 gramë dhe garniturë. Për të vijuar më tej me pajtën e tretë për të cilën është bërë kërkesë për byrek në saç dhe patate furre. Të treja pjatat do të jenë të shoqëruara me pije freksuese, verë ose birrë. Dhe për mbyllje do të ketë ëmbëlsira dhe fruta.

Brenda të njëjtit tender është përfshirë dhe menuja ushqimore që do të kenë këto fermere në Gjirokastër. Njëjtë si në Roshnik, kërkohet ushqim 50 persona, ku kërkohet të jetë me antipasta të ndryshme në pjatën e parë. Në pjatën e dytë të ketë mish qengji ose keci, sërish 500 gramë dhe garniturë. Pjata e tretë të ketë qifqi me oriz dhe patate furre. Pjesë e menusë po ashtu kërkohen dhe ëmbëlsirat dhe pijet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese