“Future Hospitality Forum 2026”, Ibrahimaj: Shqipëria në një fazë të re të turizmit

Këtë të premte po zhvillohet edicioni i parë i “Future Hospitality Forum 2026”, ku fokusi u vendos te zhvillimi i mëtejshëm i turizmit shqiptar përmes investimeve, teknologjisë dhe përvojave të reja.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi avantazhin e Shqipërisë si një destinacion kompakt dhe potencialin për të zgjatur qëndrimin e turistëve.
Ajo tha se faza e ardhshme e turizmit nuk duhet të përqendrohet vetëm te rritja e kapaciteteve akomoduese, por edhe te cilësia e shërbimeve dhe krijimi i përvojave. Sipas saj, turizmi aktualisht mbështet rreth 209 familje në Shqipëri.
“Shqipëria ka një avantazh sepse brenda dy orëve mund të lëvizësh nga veriu në jug. Mundësia është për ta kthyer nga një përvojë. Faza tjetër e turizmit shqiptar nuk është vetëm për të ndërtuar më shumë dhoma, por për përvojat, teknologjinë dhe shërbimet.
Është për krijimin e një destinacioni, që turistët të thonë do të qëndrojmë më shumë. Turizmi i sotëm mbështet rreth 209 familje në Shqipëri. Ambicia jonë, nuk është vetëm për më shumë destinacione, por për më shumë”, tha Ibrahimaj.




