Kurti: Kjo fundjavë është vendimtare për zgjedhjen e presidentit

Nga A2 CNN
2 Tetor 2026, 10:31 | Aktualitet

Kurti: Kjo fundjavë është vendimtare për zgjedhjen e

Kjo fundjavë është vendimtare për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se tashmë ka nisur komunikimet me liderët e partive opozitare për çështjen e zgjedhjes së të parit të vendit, raporton “KosovaPress”.

Kurti i bëri këto komente të premten, gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Fuqizimin e Grave.

Kosova duhet ta zgjedhë presidentin deri më 6 tetor.

Në të kundërt, vendi shkon në zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos