Bota Tech

A u konsultua Trump me Grok-un para se të urdhëronte kapjen e Maduros?

Raportohet se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kaloi orë të tëra duke pyetur Grok-un, chatbot-in me inteligjencë artificiale të zhvilluar nga Elon Musk, rreth një muaj para operacionit ushtarak që çoi në kapjen e presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga forcat amerikane.

Sipas revistës Time, gjatë një takimi privat me Musk-un në Zyrën Ovale në dhjetor të vitit 2025, Trump e pyeti Grok-un se si do të reagonin venezuelianët ndaj kapjes së presidentit të tyre.

Chatbot-i parashikoi se shumë prej tyre do ta mirëprisnin largimin e tij.

Sipas një zyrtari të pranishëm në takim, i cituar nga Time Trump mbeti i mahnitur nga saktësia e dukshme e parashikimit të Grok-ut.

Megjithatë, nuk ka prova se përgjigjet e chatbot-it ndikuan drejtpërdrejt në vendimin për të vazhduar me operacionin dhe as se Grok ishte i përfshirë në planifikimin ushtarak.

Ky rast rihap debatin mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në vendimmarrjen qeveritare, veçanërisht në lidhje me sigurinë kombëtare.

A funksionojnë chatbot-et?

Chatbot-et mund të sintetizojnë sasi të mëdha informacioni dhe të analizojnë skenarë, por gjithashtu mund të japin përgjigje të pasakta ose jashtë kontekstit, me një shkallë të pajustifikuar sigurie.