Për të folur për projektligjin për të drejtat e autorit ka qene i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tva Aldor Nini, Ceo i Acromax.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën e vështirë ku ndodhet ky sektor. Por në mënyrë te veçantë është folur për absurditetet e qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës që kërkon rritje të stafi të një agjencie që merret me mbledhjen e taksë së të drejtës ë autorit edhe pse ka vetëm 143 lokale që paguajnë në të gjithë Shqipërinë.
Flavio Qarri: Të gjithë prekemi nga të drejtat e autorit, në mënyrën se si konsumojmë çdo ditë. Dhe si zakonisht shteti ynë nuk zhgënjen, kur vjen puna tek krijimi individual. Cila është qasja e qeverisë jo vetëm ndaj togfjalëshit e drejta e autorit, por e lirisë individuale për të krijuar dhe fituar.
Aldor Nini: Po është shumë e vërtete që njerzit të kuptojnë se çfarë implikimi ka e drejta e autorit në jetën e tyre e tyre të përditshme. Por duhet të kuptojnë diçka që e drejta e autorit është një e drejtë e cila nëse nuk integrohet nga qeveria në një shtete në mënyrën e duhur, atëherë ajo krijon problem në çdo lloj biznesi që ka lidhje me të drejtën e autorit.
Fillon tek televizioni, artistët e muzikës, çdo gjë.
Flavio Qarri: Rama regjistrin çdo veprat e veta tek fondi….
Aldor Nini: Unë nuk e di, por e di që Rama nuk merr asnjë lak nga agjencia kolektive. Pasi ajo që merret me pikturat ose me fotografinë nuk ekziston akoma, pavarësisht se parashikohet në ligj qysh në 2016. Aty përcaktohej në këtë ligj që çdo mjet elektronik që importohej dhe mund të kopjojë gjera, mund të paguaj një fije e vogël për kopjen private. A e di nga çfarë varesh. Nga një VKM për tarifat dhe deri ne 2022 nuk u bë ajo tarifë. Pse? Sepse u interesonte me sa duket disa kompanive të mëdha, oligarkëve, që importojnë shumë televizorë, telefona, që të mos paguajë atë fijen, sepse normalisht për atë ishte nje kosto ekstra.
Por nuk e kemi problemin vetëm tek mbledhja. E kemi problemin edhe tek shpërndarja. Historikisht me agjenci kolektive ka qenë një problem shumë i madh, se duhet të kuptojmë se ato janë lekë që mblidhen nga entitete, si kabllor, si bar kafe, si televizione…
Flavio Qarri: Ligji parashikon që çdo bar kafe, restorant nëse ka aparaturën për të transmetuar muzikë duhet të paguajë për të drejtën e autorit
Aldor Nini: Por paguajnë vetëm 13 bar kafe në të gjithë Shqipërinë
Flavio Qarri: në vendin me më shumë bar kafe për banor në botë?
Aldor Nini: Kjo agjenci që i mbledh ato, është vendosur në plan projektin e ministrisë së kulturës që të rritë stafin, të dyfishohet, pasi ngarkesa e tyre është shumë e madhe!!!!
Flavio Qarri: Pra kemi një qender që menxhohet nga shteti dhe mbledh të ardhura vetëm nga 13 lokale e për këtë duhen 18 të punësuar?
Aldor Nini: po…
© SYRI.net