• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bosi shqiptar i drogës në Antwerp ekstradohet nga Dubai, Denis Dizdari dërgohet në burgun belg

by Sport Sport
October 2, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Bosi shqiptar i drogës në Antwerp ekstradohet nga Dubai, Denis Dizdari dërgohet në burgun belg
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Denis Matoshi, (Dizdari) i njohur me pseudonimet “Alduth” dhe “Shqiptari i Gjatë”, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës dhe ndodhet tashmë në një burg belg. Lajmi është konfirmuar nga ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, e cila tha se operacioni u realizua në bashkëpunim me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Matoshi, 37 vjeç, konsiderohet një nga drejtuesit e organizatës kriminale shqiptare “Kompania Bello” dhe është dënuar këtë vit nga drejtësia belge me 10 vite burg dhe një gjobë prej 80 mijë eurosh, në kuadër të dosjes së madhe të trafikut të drogës “Yaramis”.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e të ardhurave kriminale në vlerën 7.5 milionë euro, që iu atribuan atij. Prej vitesh Matoshi jetonte në Dubai, por ishte arrestuar atje rreth dy vite më parë me kërkesë të autoriteteve belge.

Prokuroria e Antwerp kishte kërkuar ekstradimin e tij, në mënyrë që ai të mund të marrë pjesë personalisht në proceset gjyqësore që lidhen me aktivitetin e tij kriminal.

Sipas dosjes së prokurorisë, pas humbjes së pozicionit në portin e Antwerp nga klani Yaramis, për shkak të konflikteve të brendshme dhe hetimeve gjyqësore, Matoshi bashkëpunoi me Omar Govers dhe Najim EM. Autoritetet dyshojnë se grupi organizonte tërheqjen e ngarkesave të kokainës nga kalatat 1700 dhe 1742 të portit të Antwerp.

Në një tjetër dosje ku është përfshirë Omar Govers, komunikimet e zbërthyera nga rrjeti Sky ECC thuhet se kanë zbuluar se bashkëpunëtorët e tij kryen edhe dy transporte parash për Matoshin gjatë viteve 2020 dhe 2021. Shuma totale e këtyre transfertave arrinte në 1.75 milionë euro. Pjesa e çështjes që lidhet me Matoshin është ndarë dhe do të shqyrtohet në një fazë të mëvonshme.

Matoshi u nis të mërkurën nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa orë më vonë mbërriti në aeroportin ushtarak të Melsbroek në Belgjikë. Menjëherë pas mbërritjes, ai u transferua në një burg belg.

Ministrja e Drejtësisë, Annelies Verlinden, e bëri publike ekstradimin përmes rrjeteve sociale, duke deklaruar se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe tregon se “nuk ka strehë të sigurta për kriminelët e drogës”.

Kabineti i ministres nuk ka dhënë detaje të tjera për rastin individual të Matoshit.

 

Previous Post

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak Erind Xhaferi

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Bosi shqiptar i drogës në Antwerp ekstradohet nga Dubai, Denis Dizdari dërgohet në burgun belg

Bosi shqiptar i drogës në Antwerp ekstradohet nga Dubai, Denis Dizdari dërgohet në burgun belg

October 2, 2026
Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak Erind Xhaferi

Akuzohet për përndjekje të të miturave, arrestohet këngëtari fierak Erind Xhaferi

October 2, 2026
E rëndë në Greqi/ 32-vjeçari plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

E rëndë në Greqi/ 32-vjeçari plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

October 2, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, një mburojë e re për zyrtarët e lartë?

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, një mburojë e re për zyrtarët e lartë?

October 2, 2026
Francë/ Përshkallëzohen protestat e nxënësve, mbyllen rreth 400 shkolla

Francë/ Përshkallëzohen protestat e nxënësve, mbyllen rreth 400 shkolla

October 2, 2026
Statistikat/ 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, niveli më i lartë në Europë

Statistikat/ 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, niveli më i lartë në Europë

October 2, 2026
Horoskopi për sot, 1 tetor 2026/ Dashuria, karriera dhe paratë për 12 shenjat

Horoskopi për sot, 2 tetor 2026

October 2, 2026
Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit për sot, 2 tetor 2026

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Parashikimi i motit për sot, 2 tetor 2026

October 2, 2026
Si të mbeteni në mendjen e të tjerëve, 6 këshilla nga neuroshkenca

Si të mbeteni në mendjen e të tjerëve, 6 këshilla nga neuroshkenca

October 1, 2026
Zjarri përfshin fshatrat Galush e Gjevur të Peqinit, digjet një banesë

Zjarri përfshin fshatrat Galush e Gjevur të Peqinit, digjet një banesë

October 1, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Pacienti ndërroi jetë, nisin hetimet për dy mjekët neurologë në Shkodër

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL