E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protestat në Tiranë, Rama demokratëve amerikanë: Nëse s’e mposhtni dot Trumpin atje, mos ejani në Shqipëri për t’u hakmarrë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri kundër projektit të resortit luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump. Në një intervistë për “WELT”, Rama tha se u kishte përcjellë demokratëve amerikanë mesazhin që të mos e përdorin Shqipërinë për përplasje politike me Trumpin.

“U thashë miqve të mi demokratë në Amerikë: Nëse nuk mund ta mundni Trumpin në Amerikë, mos ejani në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë”, citohet të ketë thënë Rama. Sipas tij, vëmendja ndërkombëtare ndaj protestave është ndikuar edhe nga lidhja e projektit me familjen Trump.

Reklamë

Protestat kundër projektit kanë vijuar prej muajsh në Tiranë dhe lidhen me planet për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit dhe një zone bregdetare pranë një hapësire të mbrojtur. Kundërshtarët e projektit ngrenë shqetësime për ndikimin në mjedis dhe transparencën e procesit, ndërsa Rama ka deklaruar se negociatat janë ende në zhvillim dhe se ndikimi mjedisor do të vlerësohet.

Kryeministri ka mbrojtur gjithashtu investimet e huaja, duke kundërshtuar sloganet e protestuesve si “Shqipëria nuk është në shitje”. Sipas tij, ardhja e kapitalit të huaj nuk do të thotë shitja e vendit dhe ai tha se si kryeministër do të vazhdojë të përfaqësojë interesat e Shqipërisë.

Ndërkohë, në lidhje me pjesën private të projektit, SPAK po heton pretendimet se një biznesmen shqiptar mund të ketë falsifikuar dokumente pronësie. Ish-pronari i tokës i ka mohuar shkeljet, ndërsa një zëdhënës i investitorëve, mes tyre edhe Kushner, nuk kishte dhënë koment në kohën e publikimit të raportimit. Rama deklaroi gjithashtu se qeveria do të publikojë dokumentet përkatëse dhe do të garantojë transparencë për projektin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.