web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Territorialja" te Ligjet/ Bylykbashi: Të ndërpritet mbledhja dhe të dëgjohen bashkitë për propozimin e PD-së

2 Tetor 2026, 10:41, Aktualitet CNA


Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që të ndërpritet mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet në parim projektligji për ndarjen e re territoriale.

Bylykbashi ka kërkuar që procesi të ndalohet derisa të vijë mendimi i bashkive për nismën e PD-së për ndarjen territoriale, ku parashikohen 100 bashki në të gjithë vendin.  

“Ndërprite procesin dhe thirri kryetarët e bashkive këtu. Ke protestë jashtë. Kërkesa e parë që kanë është të ndërpritet mbledhja dhe të presim qëndrimin në lidhje me nismën tjetër. Nuk mund të privojmë një nismë me kalim në seancë plenare. Sillni këtu kuti bosh me emra bashkish që nuk kanë lidhje me ato që preken. Kërkesa tjetër është se kemi dty nisma. Është proces kontrovers. Kushtetuta thotë se ndarja nuk mund të bëhet pa u konsultuar. Ju po e çoni pushtetin te Kryeministri. Janë zbrazur nga institucionet dhe nga popullsia zonat e brendshme të Shqipërisë se nuk ka shërbim. Ju sot gjendeni edhe përballë alternativës që e çon shërbimin afër zgjedhësve. Ju praktikisht po cenoni dhe Reformën Zgjedhore. Po kërkoni që të sajojmë një leckë për të mbështjellë këtë budallallëk. Të ndalojmë këtu dhe të vijë opinioni i bashkive në lidhje me projektligjin që kanë propozuar 20 deputetë të opozitës. Të vijë qëndrimi i Komisionit të Venecias për të dy nismat”, u shpreh Bylykbashi. /CNA





Lajmet e fundit nga