Banorë të Memaliajt kanë protestuar këtë të premte përpara Kryesisë së Kuvendit, kundër propozimit për ndryshimin e organizimit territorial dhe bashkimin e Bashkisë Memaliaj me Tepelenën. Protestuesit kërkojnë që zëri i komunitetit të dëgjohet dhe kundërshtojnë ndryshimin e statusit të bashkisë së tyre. Kundër bashkimit me Tepelenën është shprehur edhe Këshilli Bashkiak i Memaliajt, i cili më 28 shtator votoi kundër draftit.