Reforma territoriale, PD në Komisionin e Ligjeve: Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë
Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve teksa po zhvillohen diskutime lidhur me projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Partia Demokratike ka kërkuar gjatë mbledhjes që të ndërpriten diskutimet dhe të priten përgjigjet nga bashkitë për draftin e opozitës, i cili parashikon rritjen e numrit të bashkive në 100.
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi gjatë diskutimeve ka kërkuar që të mos votohet dhe që projekti i tyre të dërgohet për konsultim.
“Mos votoni, është dërguar për konsultim projekti ynë”, u shpreh Bylykbashi.
Edhe deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për mungesën e konsultimit me Bashkinë e Tiranës.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në shtator draftin ligjin për ndarjen administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri ku ka propozuar që vendi të ketë 100 bashki dhe 12 qarqe.
Detaje nga dëshmia e Hilës në Policinë e Tiranës, kompozitori pas disa orë pyetjesh lihet i lirë
Protestë para Kuvendit, disa banorë nga Memaliaj kundërshtojnë bashkimin me Tepelenën (VIDEO)
Peleshi pret në Kuvend ambasadorin Wendt: Partneriteti strategjik dhe miqësia Shqipëri-SHBA vijojnë të forcohen
- 10:49 Huthitë mohojnë akuzat saudite për shënjestrimin e vendeve të shenjta të Medinës
- 10:39 Kurti: Kemi nisur komunikimet për të arritur një marrëveshje për presidentin
- 10:37 Biseda Macron-Trump pas ultimatumit mbi eksportet e naftës, çfarë propozon Franca?
- 10:34 Detaje nga dëshmia e Hilës në Policinë e Tiranës, kompozitori pas disa orë pyetjesh lihet i lirë
- 10:31 Italia ndryshon planet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes
- 10:29 Sulmet ajrore ruse mbyllin 2 ura mbi lumin Dniepr, vritet një person në Kiev