Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE: Policia pritet të pyesë dhe personat e identifikuar në videot intime, Adi Hila pretendon pafajësinë, doli nga komisariati pas disa orësh

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE: Policia pritet të pyesë dhe personat e identifikuar në
FotoMontazh: Kompozitori i njohur Adrian Hila

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me dëshminë e dhënë ditën e djeshme në polici nga kompozitori Adrian Hila, në lidhje me videot intime të publikuara në rrjetet sociale

Gazetarja Sara Demushi, ka raportuar nga Policia e Tiranës, ku ka bërë të ditur se Hila është shprehur në dëshminë e tij se nuk ka kryer asnjë shkarkim të pamjeve pamje lidhur me DVR-në që ndodhet në banesën e tij.

Sipas gazetares hetimet tashmë janë zgjeruar dhe policia pritet të marrë në pyetje edhe persona të tjerë të identifikuar në videot e publikuara. Por për shkak të gjendjes së tyre të rënduar ende nuk është realizuar marrja në pyetje.

“Sa i përket pamjeve, ai është shprehur se nuk ka bërë asnjë shkarkim për këto pamje lidhur me DVR-në që ndodhet në banesën e tij. Ndërkohë, dëshmia ka zgjatur për disa orë dhe më pas është lënë i lirë për të shkuar në banesën e tij.

Tashmë hetimet janë të zgjeruara me marrjen në pyetje edhe të personave të cilët janë të identifikuar nga ana e policisë në këto video, por për shkak të gjendjes së tyre psikologjike nuk është bërë e mundur marrja e tyre në pyetje. Një nga të tjerët që pritet të merret në pyetje është edhe gazetari që publikoi lajmin”, tha gazetarja Sara Demushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese