Rajoni

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, Kurti: Fundjava, vendimtare!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin.

Kosova ndodhet në ditët vendimtare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Sipas afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje deri më 6 tetor.

Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë presidentin brenda këtij afati, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur pas konstituimit të parlamentit.