AKTUALITET, 2 October 2026, 10:54

Videot intime/ Kompozitori lihet i lirë pas disa orë pyetjesh, dalin detajet nga dëshmia e Hilës në Policinë e Tiranës

Videot intime/ Kompozitori lihet i lirë pas disa orë pyetjesh, dalin

Këtë të premte është bërë një raportim më i detajuar lidhur me dëshminë e djeshme të dhënë në polici nga kompozitori Adrian Hila, në lidhje me videot intime të publikuara.

Bëhet me dije se në dëshminë e tij Hila ka pranuar vendosjen e kamerave, por, sipas tij, në asnjë moment nuk ka pasur për qëllim të përdorte filmimet.

Hila është lënë i lirë pas dëshmisë, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe persona të tjerë të identifikuar në lidhje me rastin.

Sa i përket pamjeve, ai është shprehur se nuk ka bërë asnjë shkarkim për këto pamje lidhur me DVR-në që ndodhet në banesën e tij. Ndërkohë, dëshmia ka zgjatur për disa orë dhe më pas është lënë i lirë për të shkuar në banesën e tij.

Tashmë hetimet janë të zgjeruara me marrjen në pyetje edhe të personave të cilët janë të identifikuar nga ana e policisë në këto video, por për shkak të gjendjes së tyre psikologjike nuk është bërë e mundur marrja e tyre në pyetje. Një nga të tjerët që pritet të merret në pyetje është edhe gazetari që publikoi lajmin.

Videot intime/ Kompozitori lihet i lirë pas disa orë pyetjesh, dalin