POLITIKË /

"S'jemi plaçkë elektorale", banorët e Memaliajt dhe kryebashkiaku protestë para Kuvendit kundër 'Territoriales'

Shkruar nga Versus

"S'jemi plaçkë elektorale", banorët e Memaliajt

Paraditen e sotme teksa mbahet mbledhja në komisionin e Ligjeve për shqyrtimin e propozimit të PS për ndryshimet me reformën e re territoriale, disa banorë të Memaliajt dhe vetë kryebashkiaku Albert Malaj kanë protestuar para Kuvendit. 

Me pankarta në duar ku shkruhej "Nuk jemi plaçkë elektorale", qytetarët e Memaliajt kundërshtojnë shkrirjen e kësaj bashkie me atë të Tepelenës.

Edhe këshilli bashkiak i Memaliajt në mbledhjen e 28 shtatorit, votoi kundër propozimit të PS. Versus.al

Poll