"Eli Fara ka denoncuar Adi Hilën në polici, drejtësia të veprojë"

Gazetari Andi Vrapi ka bërë të ditur se këngëtarja Eli Fara ka bërë denoncim zyrtar në polici ndaj kompozitorit Adi Hila. Vrapi e ka bërë këtë deklaratë të enjten, i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke u thirrur në burime brenda Policisë.
Sipas tij, denoncimi tashmë është regjistruar dhe, për këtë arsye, organet kompetente nuk kanë më arsye për të mos ndërmarrë veprimet e nevojshme. “Burime brenda policisë sot në mëngjes kur po shkruheshim kanë treguar që në fakt Eli Fara e ka marrë guximin dhe ka bërë një denoncim në polici”, tha Vrapi.
Ai shtoi se tashmë, sipas tij, autoritetet duhet ta kryejnë punën e tyre.
“Kam përshtypjen tashmë nuk ka më asnjë justifikim nga organet kompetente që të bëjnë asgjë më pak e asgjë më shumë se punën e tyre”, u shpreh
gazetari.
Kujtojmë që më herët kompozitori Adrian Hila ka deklaruar në polici mbremjen e djeshme se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistrimi i momenteve intime me kengetaret Eli Fara apo me Monika Lubonjen.
Sipas burimeve policore, gjatë dëshmisë së tij Hila ka shpjeguar se kamerat janë vendosur për qëllime sigurie, pas rasteve të vjedhjeve të raportuara në zonën ku banonte.
Sipas deklarimit të tij, kamerat ishin vendosur në vitin 2022, shume kohe përpara publikimit të videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet. Hila ka thënë se bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të vendosura në pika të ndryshme brenda dhe jashtë banesës, me synim mbrojtjen e pronës.
Sipas tij, kamerat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Në lidhje me publikimin e videove, Hila ka deklaruar se për ngjarjen është vënë në dijeni nga miq të tij.
Hetimet për rrethanat e regjistrimit dhe publikimit të materialeve vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë mënyrën se si pamjet kanë përfunduar në qarkullim publik.
Disa prej imazheve te publikuara ne internet ne skenat intime mes Adrian Hiles dhe artisteve Eli Fara dhe Monika Lubonja, duket se jane regjistruar ne vitet 2024 dhe 2025.


