Komisioni hetimor për 11 majin, Himçi: Narkoshteti nuk lejoi zgjedhje, Parlamenti duhet të pranojë vendimin e GJK

10:26, 02/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike Blendi Himçi ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ Në Syri tv.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka folur për hetimet për masakrën elektorale të 11 majit. Ai tha se Parlamenti duhet te pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për krijimin e Komisionit hetimor parlamentar.

Flavio Qarri: Sa e mundur është që një komision hetimor të zhbëjë zgjedhjet e 11 majit.

Blendi Himçi: Në radhë të parë le të sqaroj që me nisjen e sesionit të ri parlamentar, në fillim të legjislaturës ne kemi kërkuar dy komisione hetimore parlamentare. Se pari komisionin për verifikimin e përdorimit të të gjithë aseteve, mjeteve, burimeve njerëzore, qoftë të pushtetit qendror por qoftë edhe të pushtetit vendor dhe sigurisht kjo u refuzua.

Por paralelisht u bë edhe kërkesa për përfshirjen e përfaqësuesve pushtetarë në çështjen McGonigal. Të dyja u refuzuan nga Kuvendi i Shqipërisë, nga mazhoranca. Me arsyen se nuk ishte shumë e saktë dhe e qartë kërkesa jonë për ngritjen e këtyre dy komisioneve.

Kështu që ne ju drejtuam më pas Gjykatës Kushtetuese, e cila në Qershor të këtij viti në shqyrtimin që bëri, na dha të drejtë për ngritjen e këtyre dy komisioneve. Patjetër që më pas, pasi u shpall dhe hyri në fuqi me botimin në fletoren zyrtare të këtij vendimi. Detyrimi i kuvendit për ngritjen e këtyre dy komisioneve është i pa diskutueshëm. Dhe kjo është pasojë e luftës sonë si opozitë që kemi ndjekur të gjithë hapat institucionale për ngritjen e këtyre dy komisioneve.

Flavio Qarri: Edhe me koston e mërzitjes së nje pjese të publikut?

Blendi Himçi: Pa diskutim, por sigurisht më mirë vonë se sa kurrë për ngritjen e këtyre dy komisioneve dhe sidomos atë për ngritjen e komisionit për zgjedhjet e 11 majit 2025. Proces i cili ka patur problematika nga më të mëdhatë. Ne i kemi  paraqitur me fakte dhe prova mënyrën se si vidheshin zgjedhjet, me pamje filmike, me prova të vërteta. Dhe edhe nga vlerësimi i OSBE – ODIHR u konstatua që në raportin e saj zgjedhjet kishin problematika të thella.

Dhe neve kërkojmë të verifikojmë dhe të provojmë fakte dhe prova se si përfaqësues qoftë të administratës shtetërore qoftë publike, kanë ndërhyrë në procesin zgjedhor. Ju po e shikoni edhe vetë që nga pjesa e përgjimeve që ka dalë, por qofte edhe nga hetimi që ndodh ku kryetarja e SHISH, ish drejtori i policisë kanë qene vegla të krimit dhe ku krimi ka futur duart në këto zgjedhje, dhe jemi përpara një narkoshteti që realisht nuk krijoi mundësinë e një gare të vërtetë elektorale të zgjedhjeve, por krijoi njëanshmëri dhe një qëndrim që vete mazhoranca të diktonte rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Flavio Qarri: Mendoni që Niko Pelshi është i gatshëm të shkojë në burg duke shkelur vendimin e Kushtetueses dhe kushtetues, apo do ua japë komisionin hetimor.

Blendi Himçi: Është detyrim ligjor. Vendimi i Gjykatës do të jetë në mënyrë të padiskutueshme për tu zbatuar...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco