Zbulohet skema, si i ngacmonte të miturat para shkollës këngëtari fierak, rasti u denoncua përmes telefonatës

Aktualitet

Zbulohet skema, si i ngacmonte të miturat para shkollës
Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Fier.
Këngëtari fierak, Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme para shkollës artistike “Jakov Xoxa”.

Sipas mediave, kanë qenë vetë nxënëset e shkollës që kanë bërë denoncim në polici përmes një telefoante, duke vënë në lëvizje Policinë e Fierit.

Këngëtari Xhaferri prej kohësh kryente veprime të turpshme para ambienteve të shkollës. Pas telefonatës, efektivët kanë verifikuar rastin dhe kanë ndaluar këngëtarin, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë, ku pritet edhe të merret në pyetje.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet për veprën penale “Vepra të turpshme”. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes. 

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT