62-vjeçari ka firmosur me klubin shkodran që ndodhët në vendin e fundit në renditje pas 5 javëve të para kampionat ku ka grumbulluar vetëm 2 pikë. Detyra e tij është të kthejë sa më shpejt në shina ekipin dhe ta nxjerrë nga zona e ftohtë e renditjes.
Laszlo është një trajner me shumë eksperiencë pasi në karrierën e tij ka drejtuar edhe dy kombëtares si Lituania dhe Uganda, ndërsa në dy raste është shpallur trajneri i vitit në Skoci dhe Hungari.


