Kombëtarja e vajzave për herë të parë në histori në një play-off të Botërorit! Grima shpall listën për 2 sfidat ndaj Uellsit

2 Tetor 2026 | 11:05

Për herë të parë në historinë e saj, kombëtarja e vajzave do të luajë në një fazë play-off-i të Kampionatit Botëror. Kuqezezat do të përballen me përfaqësuesen e Uellsit në dy ndeshje historike, më 9 dhe 13 tetor, në një tjetër moment të rëndësishëm për futbollin e vajzave në Shqipëri.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të nisë grumbullimin të dielën në Shkodër, ku do të vijojë përgatitjet për dy sfidat e këtij raundi. Për këtë përballje, trajneri Grima ka shpallur edhe listën me 24 futbolliste të grumbulluara, ku rikthehen në skuadër Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Arvina Nadiar Islami, Klaudia Borci, Florentina Kuqi dhe Qëndresa Krasniqi. Ndërsa mungesë e rëndësishme është mbrojtësja Arbenita Curraj, e cila nuk do jetë pjesë e ekipit për shkak të një dëmtimi.

Ndeshja e parë do të luhet në “Loro Boriçi” më 9 tetor, në orën 18:00, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 13 tetor, në orën 20:15 (CET). Hyrja në stadiumin “Loro Boriçi” do të jetë falas dhe ndeshjet do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në FSHF Tv.

Lista e plotë:

Portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho

Mbrojtëse: Rexhina Maxhalaku, Sara Maliqi, Alma Hilaj, Endrina Elezaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Xhesika Ndoj, Leonora Dedgjonaj

Mesfushore: Arvina Nadiar Islami, Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Qëndresa Krasniqi, Mikaela Metalla, Mesuare Begallo, Vanesa Levenaj, Gresa Berisha

Sulmuese: Fortesa Berisha, Valentina Troka, Klaudia Borci, Florentina Kuqi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri, Csaba Laszlo merr drejtimin e kuqebluve pas largimit të Edi Martinit

Csaba Laszlo do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë duke zënë kështu vendin e mbetur bosh pas largimit të Edi Martinit nga pankina kuqeblu....
09:41 | 02/10/2026

448 zyrtarë të futbollit turk hetohen për baste të paligjshme

Presidenti i Trabzonspor dhe 447 figura të tjera të futbollit në Turqi po hetohen nga Federata Turke e Futbollit për baste të paligjshme, ndërsa futbolli turk...
09:26 | 02/10/2026

Gara për Topin e Artë, Dembele: Nuk kam probleme me Mbappe

Ousmane Dembele i hodhi poshtë “grindjet e vogla” me Kylian Mbappe lidhur me garën për Topin e Artë të këtij viti. Lojtarët kanë bërë fushatë...
09:11 | 02/10/2026