Lionel Messi ka bërë një tjetër lëvizje të bujshme jashtë fushës, duke blerë zyrtarisht klubin spanjoll Eldense.
Legjenda argjentinase bëhet kështu pronar i një tjetër skuadre në Spanjë, pas blerjes së UE Cornellà.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Eldense, që ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në historinë e klubit.
“Lionel Messi ka marrë drejtimin e klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës.
Eldense militon në divizionin e dytë spanjoll, por aktualisht ndodhet në vendin e 19-të të renditjes.
Pas shtatë javësh, skuadra ka regjistruar vetëm një fitore, dy barazime dhe katër humbje.
Klubi nga Elda u rikthye në këtë nivel në sezonin 2023/24, pas një pritjeje prej rreth 60 vitesh.
Stadiumi i tij, “Nuevo Pepico Amat”, ka një kapacitet prej rreth 5,800 tifozësh.
Investimi në Eldense është pjesë e strategjisë së Messit për të ndërtuar një portofol klubesh futbolli.
Argjentinasi po investon gjithnjë e më shumë në projekte që lidhen me zhvillimin dhe zbulimin e talenteve.
Shuma e paguar për blerjen e Eldenses nuk është bërë ende publike.
Në muajt e fundit është raportuar për një ofertë prej rreth 12 milionë eurosh, por kjo shumë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Messi vazhdon ndërkohë karrierën si futbollist te Inter Miami, ndërsa investimet e tij në futboll po marrin një tjetër dimension.












