Protesta kundër qeverisë/ Qytetarët sërish në shesh: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim të Ramës. Përplasen me policinë gjatë marshimit
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Protesta e 124-t kundër Edi Ramës, qytetarët: Përgjegjësia nuk mbaron me një fjalim 1 Tetor, 19:29 ...
Von der Leyen kërkon zgjedhjen e presidentit: Stabiliteti institucional është themeli i gjithçkaje 1 Tetor, 16:0...
Skandali i SHISH/ Përfundon Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat 1 Tetor, 11...
"Shqipëria kërkon revolucion"/ Mbyllet protesta e 123-të kundër qeverisë, qytetarët në kor: Arrestoni Ram&eum...
Ai shprehet se Memaliaj ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve, pasi ndodhet përballë një vendimmarrjeje që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për të ardhmen e saj.
TIRANA- Reforma e re territoriale, e propozuar nga Partia Socialiste e cila parashikon shkrirjen e disa bashkive dhe bashkimin e tyre me disa të tjera, vijon të sjellë reagime të shumta nga ana e qytetarëve dhe kundërshtime. Këtë herë në protestë janë ngritur banorët e Memaliajt, të cilët kanë kundërshtuar bashkimin me bashkinë e Tepelenës.
Ata kanë dalë para ambienteve të kryesisë me pankarta, ndërsa brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, po zhvillon mbledhje Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën publike, ku po trajtohet Reforma e re Territoriale. I pranishëm në këtë protestë është edhe kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, të bërë ditën e sotme ai u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkoheshin në kryeqytet.
Ai shprehet se Memaliaj ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e qytetarëve, pasi ndodhet përballë një vendimmarrjeje që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për të ardhmen e saj. Në lidhje me këtë, ai theksoi se çdo ndryshim në statusin dhe organizimin territorial të bashkisë prek drejtpërdrejt mënyrën e përfaqësimit, ofrimit të shërbimeve dhe qeverisjes vendore.
Postimi i plotë i Albert Malajt:
Të dashur Memaljot kudo që ndodheni!
Nesër, në orën 10:00, në Komisionin për Çështjet Ligjore të Kuvendit do të shqyrtohet çështja që lidhet me të ardhmen e Bashkisë Memaliaj, në kuadër të projektit për reformën territoriale.
Si Kryetar i Bashkisë, dua t’ju bëj sot një apel të rëndësishëm:
Në këto momente, Memaliaj më shumë se kurrë ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tuaj!
Vendlindja jonë e dashur ndodhet përballë një vendimmarrjeje që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për të ardhmen e saj. Memaliaj, ky territor historik, i ngritur dhe zhvilluar mbi sakrificat e bijve të saj, po përballet me një moment të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Çdo ndryshim në statusin dhe organizimin territorial të bashkisë prek drejtpërdrejt mënyrën e përfaqësimit, ofrimit të shërbimeve dhe qeverisjes vendore.
Banorët e Memaliajt kanë të drejtën të shprehen dhe të mbrojnë interesin e komunitetit të tyre dhe të ardhmen e njësisë së tyre vendore.
Në këto momente, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Kushtetuta shqiptare dhe Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore janë referenca të rëndësishme për të drejtat dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
Na duhet vetëm të mblidhemi nesër, në orën 09:30, përpara Kryesisë së Kuvendit, aty ku do të shqyrtohet fati i Bashkisë sonë. T’u tregojmë të gjithëve se populli Memaljot është i bashkuar në mbrojtje të Bashkisë Memaliaj dhe do të kërkojë me këmbëngulje që zëri i tij të dëgjohet! Një thirrje e veçantë është edhe për të gjithë memaljotët që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Tiranë. Mirë u takofshim nesër në Tiranë./Dosja.al
Denis Matoshi BELGJIKA- Eldi Dizdari, alias Denis Matoshi i njohur me pseudonimet “Alduth” dhe “Shqiptari i Gjatë&rd...
Erind Xhaferi FIER - Këngëtari fierak, Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një in...
Foto ilustruse ELBASAN- Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Qarkun e Elbasanit, konkretisht në fshatin Galush të Peqini...
Pamje GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ish-bashkëshorti ka plagosur me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj ...
Foto ilustruse LEZHA- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre, në kua...
Pamje LEZHA- Zjarri në malin e Manatisë në Lezhës vijon të jetë aktiv, por jo në përmasat e mbrëmjes s&eu...
Foto ilustruse TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 125-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për m&...
Foto ilustruse Tregu shqiptar i produkteve të ndërtimit pritet t’i nënshtrohet një regjimi të ri kontrolli, certifikimi dhe ...
Foto ilustruse Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend vjen e po rritet, përsëri një pjesë e madhe e shqipt...
Foto ilustruse Pesë studio ndërkombëtare arkitekture prezantuan sot vizionet e tyre për Tirana Fountain Plaza, projekti i parashikuar n...