Kanosja e gazetares në Korçë/ Zgërdhihet Floriana Garo
Foltorja e Ripërtëritjes në Korçë është pasuar nga një ngj...
Foltorja e Ripërtëritjes në Korçë është pasuar nga një ngj...
Taksapaguesve të vendit, ku krimi dhe korrupsioni kanë arritur nivel super të lartë, u ofrohet një Kod i ri Penal që vendos se deri në 5 vite dënim, ti nuk burgosesh. Kodi me 100 ndryshimet e bëra, jo pa qëllim, ua vështirëson veprimtarinë prokurorëve. Nëse versioni i qeverisë miratohet, dyerve të SPAK-ut duhet t'u vihet çelësi.

Pak ditë më parë qeveria Rama prezantoi draft Kodin e Procedurës Penale të emërtuar si "Paketa e Garancive Procedurale", që përfshin 105 nene, e sipas vlerësimit të ekspertëve të qeverisë: sjell ndryshime thelbësore lidhur me kriteret e paraburgimit dhe hetimit penal.
Prezantimi publik i këtij Kodi u bë nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një takim ku morën pjesë përfaqësues të Këshillit të Europës, magjistratë, avokatë dhe ambasadorë. Në prezantim të Kodit Kryeministri shpjegoi se ai ishte hartuar jo vetëm nga gjyqtarë dhe ekspertë shqiptarë, por edhe kolegë francezë e italianë, duke vlerësuar në kreshendo përmbajtjen e tij.
Kodi është i standardeve më të larta, nuk është bërë as nga prokurorë, as nga gjyqtarë, as nga njerëz të sistemit të drejtësisë, por nga profesorë e akademikë, të cilët kanë sjellë një produkt, ishte në thelb vlerësimi i Kryeministrit Rama. Në të kundërt, nga oponentë jashtë strukturave qeveritare Kodi i ri komentohet si i ndikuar nga interesa personale të grupeve të interesit.
“Po ta shohësh me imtësi përmbajtja e Kodit të ri është produkt i ndikuar nga çështja e Erion Veliajt, fillim dhe mbarim. Nene të tij të luftës kundër krimit e korrupsionit i amniston”, komentonte CNA në editorialin me titull: “Një Kod i procedurës penale në mbështetje të krimit e korrupsionit”, duke vijuar: ”Me 105 ndryshimet e tij ky Kod kaq liberal është për t’u zbatuar në Suedi, Norvegji, Finlandë apo ndonjë vend tjetër jo në vendin më të korruptuar të Europës, në vendin me krimin më të lartë në kontinent. Shqiptarëve u jepet një Kod që vendos se për vepra deri në 5 vite dënim, ti nuk burgosesh”.
Kjo është pjesa e parë e vlerësimit oponenciar ndaj Kodit të ri të vlerësuar maksimalisht nga instanca qeveritare. E dyta bën fjalë për qenien e tij "gur në rrotat" e prokurorisë e specifikisht SPAK-ut.
Pasi pyet: “A nuk ishte qeveria e Edi Ramës që shkoi e burgosi dhjetëra mijëra shqiptarë për vjedhje të energjisë elektrike, për një çati apo disa punime që kryenin e për një gotë alkool”, CNA konstaton se loja me Kodin e ri të Procedurës Penale në thelb përfshin edhe praktikat që duhet të ndjekin prokurorët.
Të njëjtin konstatim e shprehin edhe ekspertë të tjerë oponencialë me versionin e prezantuar nga qeveria të hënën, të cilët, në indinjatë e sipër, “dekonspirojnë” se konsultimi publik për ndryshimet në Kodin e ri Penal nuk ishte i duhuri. Jo pak ekspertë e grupe interesi oponenciale u përjashtuan nga ana e hartuesve të tij. Ndoshta për të mos nxjerrë andralla që do të donin kohë për rishikim-përpunimin.
“Ngutja për të kapur afatin e vendosur nga BE-ja, si kusht për procesin e integrimit, ndoshta ishte arsye e ngushtimit të rrethit të konsultimit”, komentojnë ekspertët oponencialë, për të cilët produkti i një Kodi në favor të grupeve të interesit dhe vështirësimi i punës së prokurorëve, ka qenë në thelb të hartimit të këtij Kodi që mund të kapë standardet e BE-së, por nuk zgjidh problemin e kriminalitetit e korrupsionit galopant në Shqipëri, vendin më të korruptuar të kontinentit europian.
“Jo pa qëllim është prodhuar një Kod i tillë, më liberal sesa e kërkon realiteti shqiptar. I duartrokitshëm nga BE-ja, por jo tërësisht i vlefshëm për ne, shqiptarët. Nuk shpresojmë të frenojë korrupsionin apo kriminalitetin, dy plagët e gangrenizuara të shoqërisë sonë”, komentojnë oponenciarët duke përsëritur frazën: Në qoftë se varianti i prezantuar nga qeveria miratohet në Parlament, SPAK-u duhet të ulë qepenat e t’i vërë çelësin portës.
“Një Kod i ri i Procedurës Penale që nuk bën asgjë tjetër, por thjesht dhe vetëm sa lehtëson krimin e mban të lirë hajdutët e korruptuar të pushtetit”, vlerësoi CNA duke dalë në përfundimin se: “Rezultati që projekti rrezikon të prodhojë është një procedurë penale në të cilën organi i akuzës ka ndjeshëm më pak hapësirë për të ndjekur dinamikën reale të një hetimi kompleks, ndërsa çdo zgjerim i objektit të hetimit, çdo marrje e të dhënave elektronike, çdo masë sigurimi dhe një pjesë e konsiderueshme e vendimmarrjeve hetimore vendosen nën një regjim të ri formalizimi, autorizimi dhe kontrolli të vazhdueshëm… Pasojat marrin rëndësi të posaçme kur vendosen në kontekstin e hetimeve për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, pastrimin e produkteve të veprës penale dhe krimin e organizuar”. /CNA
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një a...
Në Shqipëri duket se kemi shpikur një gjykatë të re: Gjyka...
S’do mend se videot erotike e kanë të garantuar publikun. ...
Studioja e producentit Adi Hila është një mjedis privat. P...
Llurba e idiotëve të pushtetit, ata të cilët Edi Rama i ka...
Dy ditët e fundit, në rrjetet sociale apo mediat onlin...
Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës ...
Kuvendi shqiptar nganjëherë të krijon përshtypjen e një sh...
(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thye...
Shërbimi Informativ i Shtetit, një nga institucionet kryes...
Luigi Pirandello ka thënë një të vërtetë, por tronditëse: ...
*Fjala e plotë e Albana Vokshit, Nënkryetare e Komisionit ...
Sepse, për fat të keq, burrat e shtetit nuk prodhohen në k...
Pasi bëri “autopsinë” e politikës moderne, filozofi Maks W...
“Të gjitha qytetërimet janë të vdekura. Edhe filmat. Veç...
Ergys Agasi i sotëm shqiptar, Rasputin i dikurshëm pranë ...
Konspiracioni i radhës është se Parlamenti Evropian ka kon...
Kreu i komplotit, na kishte qenë tamam siç do e donte Fush...
Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u duk sikur u tradhtua n...
VLORË MOJ NUR I PUSHTETIT Vlorë moj nur i pushtetit, Kan...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Peshkopi ku një ...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë natës në zon...
Pas kontaktimit, kompozitori Adrian Hila është paraqitur k...
Një aksident rrugo u shënua këtë të enjte në aksin rrugor ...
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat...
Muaji tetor shënon nisjen e fushatës ndërkombëtare të ndër...
Mungesa e linjave të transportit publik drejt Tiranës në o...
Tregu shqiptar dominohet nga profesione që kërkojnë aftësi...
Pse pikërisht Lindja? Në Lindje të Gjermanisë, AfD-ja, pj...
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njoftoi të premten se...
Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të q...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë kërkuar të enjten a...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregull...
Ndonëse stoku i makinave që qarkullojnë në vend sa vjen e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe s...
Të rinjtë mund të kalojnë më shumë kohë online, të dëgjojn...